Bota

“Stabiliteti i Turqisë është i rëndësishëm për sigurinë ndërkombëtare”

Zëvendëskryeministri i Moldavisë: ” Turqinë e shikoj si një vend me suksese të jashtëzakonshme dhe një potencial të pakrahasueshëm duke menduar vendndodhjen e saj e cila është si një urë lidhëse mes Evropës dhe Lidnjes”.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe i Integrimit të Moldavisë, Andrei Galbur, duke dënuar ashpër tentativën e FETÖ-s për grusht shteti tha se ”Stabiliteti i Turqisë është shumë i rëndësishëm për rajonin dhe sigurinë ndërkombëtare”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, Galbur, ka dhënë detaje mbi vizitën e tij në Ankara, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Moldavisë si dhe zhvillimet më të fundit në rajon.

Duke vënë në dukje se është hera e parë që vjen për një vizitë zyrtare në Turqi dhe se ndodhej atje me ftesë të homologut të tij Mevlüt Çavuşoğlu, Galbur tha: “Dua të theksoj që ndodhem në një vend mik me të cilin ndajmë shqetësimet dhe vizionin tonë në lidhje me problemet dhe zhvillimet më të fundit në botë.”

Në lidhje me tentativën e FETÖ-s për grusht shteti në Turqis Galbur u shpreh: “I kam ndjekur me shqetësim ngjarjet tragjike të 15 – 16 korrikut. Dënojmë dhunën kundër institucioneve të zgjedhura në rrugë demokratike në Turqi. Madje mëngjesin e 16 korrikut i kam dërguar edhe një mesazh mbështetjeje homologut tim turk. Në të njëjtën ditë të gjitha instancat e shtetit moldav u solidarizuan me qeverinë e Turqisë. Stabiliteti në Turqi është shumë i rëndësishëm për rajonin dhe sigurinë ndërkombëtare. Për këtë arsye gjej rastin të ngushëlloj të gjithë familjarët e atyre që ranë dëshmorë natën e 15 korrikut.”

Marrëdhëniet dypalëshe

Duke folur edhe marrëdhëniet dypalëshe, Galbur tha se ato janë një histori suksesi në shumë fusha, si politikë, tregti, ekonomi, kulturë, arsim, etj. Ai shtoi se qytetarët e dy vendeve prej dy viteve udhëtojnë pa viza.

“Gjatë një viti rreth 16 mijë qytetarë të Turqisë vizitojnë Moldavinë. Rreth 2 mijë turq jetojnë në Moldavi. Turqinë e shikoj si një vend me suksese të jashtëzakonshme dhe një potencial të pakrahasueshëm duke menduar vendndodhjen e saj e cila është si një urë lidhëse mes Evropës dhe Lidnjes së Mesme”, tha ai.

Ndërkohë duke u ndalur në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve Galbur theksoi se Turqia ndodhet në vendin e 7-të përsa i përket vendeve eksportuese drejt Moldavisë. Duke theksuar se vendi i tij ka ndërmarrë politika lehtësuese dhe nxitëse për investitorët e huaj, ai në vijim tha se për të ngritur marrëdhënie sa më të mira ekonomike me Turqinë ata kanë hapur konsullata nderi në disa qytete të këtij vendi.

Ndërsa në lidhje me fushën e energjitikës duke nënvizuar se vendi i tij është plotësisht i lidhur me importin Galbur ka shtuar se për Moldavinë është i rëndësishëm shumëfishimi i mundësive të furnizimit me gaz dhe naftë. Sipas tij gazsjellësi TANAP ka një rëndësi të veçantë për sigurinë energjitike të Moldavisë.

Marrëdhëniet me BE-në

Galbur në lidhje me marrëdhëniet e Moldavisë me BE-në, tha se për vendin e tij integrimi drejt BE-së është një çështje kombëtare dhe në vijim shtoi: “Normalisht kërkojmë që kjo rrugë të jetë sa më e shkurtër. Momentalisht kemi hyrë në zbatimin e marrëveshjes për partneritet të gjerë të firmosur në vitin 2014.”

Gjendja e fundit në Moldavi

Duke folur për gjendjen e fundit në vendin e tij, Galbur tha se me humbjen e 1.5 miliardë dollarëve në sektorin bankar Moldavia është në një gjendje të vështirë si ekonomike ashtu edhe politike. “Kaluam një periudhë shumë të vështirë për shkak të një skandali financiarë korruptiv mbështetës të së cilit ishin edhe disa parti politike”, tha ai.

Kryediplomati i Moldavisë thekson se pasi çështja e skandalit financiar i kaloi prokurorisë dhe pas ndërmarrjes së më shumë se 90 për qind të reformave nga Parlamenti i vendit gjendja e vështirë ka filluar të kalojë dhe situata në vend është drejt normalizimit.

Ndërsa në lidhje me marrëdhënien e vendit të tij me FMN Galbur tha se pret që në muajt e vjeshtës të nënshkruhet një marrëveshje për zhbllokimin e këstit prej 60 milionë dollarësh kredie të dhënë nga ky institucion për Moldavinë. Ndërsa me zgjedhjet presidenciale në vend të cilat mbahen më 30 tetor shpreson që të marrë fund përfundimisht kriza politike në vend.

Galbur në përfundim ftoi qytetarët e Turqisë të vizitojnë Moldavinë duke thënë se vendi i tij ka shumë atraksione turistike duke filluar nga sokaket historike deri tek muzetë dhe ekspozitat e shumta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button