Rajoni

Stamboll, përleshje mes policisë dhe manifestuesve

Tension në Stamboll, ku rreth 20 mijë polici me 70 makina të armatosura janë angazhuar për të ndaluar manifestimin në sheshin Taksim, në ditën e 1 Majit.

Të paktën 70 persona janë arrestuar në orët e para të ditës. Sheshi është i paaksesueshëm nga çdo anë, në një hapësirë prej 3 km.

Sipas disa mediave turke, janë arrestuar edhe 30 anëtarë të Partisë Komuniste, që kishin mundur të shkonin deri në Taksim duke kaluar nëpërmjet një hoteli.

Policisë i është dashur të përdorë dhe gaz lotsjellës. Manifestime ka gjithashtu dhe në qytete të tjera të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button