☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 87.61 ▼2.04%
ARI 4,197 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,334 ▲ +0.3% ETH $2,716 ▼ -0.01% XRP $1.5120 ▼ -0.25% SOL $120.4000 ▼ -0.19%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.61 ▼2.04 % ARI 4,197 ▲0.96 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.61 ▼2.04 % ARI 4,197 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Bota

STAMBOLL – Sulm me thikë në një shkollë, plagosen tetë nxënës

STAMBOLL, 6 tetor /ATSH-DPA/- Një nxënëse nga një shkollë tjetër sulmoi me thikë tetë nxënës në një shkollë të mesme në qarkun Basaksehir të Stambollit, tha sot guvernatori i Stambollit, Davut Gul.

Pas vizitës në spitalin ku po trajtohen nxënësit e plagosur, Gul u tha gazetarëve se pesë prej tyre kishin marrë plagë të lehta dhe pritej të largoheshin nga spitali më vonë gjatë ditës. Dy nxënës të tjerë vazhdojnë të marrin trajtim, por plagët e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën.

Guvernatori tha se autorja e sulmit ishte një nxënëse që jeton në të njëjtën zonë me shkollën, por që ndjek një shkollë tjetër.

Sipas tij, ajo hyri në shkollë e veshur me uniformën e saj shkollore dhe sulmoi me thikë nxënësit pa zgjedhur një person të caktuar por në mënyrë të rastësishme.

Sipas burimeve, policia e ndaloi nxënësen dhe nisi hetimet për ngjarjen.

Sulmi ndodhi rreth orës 08:40 të mëngjesit, në një shkollë në lagjen Kayasehir.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregonin ambulanca në oborrin e shkollës dhe nxënës të alarmuar e të frikësuar.

Dhuna në shkolla ka tërhequr më shumë vëmendje në Turqi këtë vit, pas një seri sulmesh.

Në prill, në provincën lindore Kahramanmaras, ndodhi një sulm me armë zjarri në një shkollë, një ngjarje e rrallë dhe vdekjeprurëse, ku mbetën të vrarë 11 persona, mes tyre një mësues dhe nxënësi që kreu sulmin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.