☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.64 ▼1.11%
ARI 4,033 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,119 ▼ -1.65% ETH $2,320 ▼ -2.1% XRP $1.2920 ▼ -2.85% SOL $100.3100 ▼ -2.22%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.64 ▼1.11 % ARI 4,033 ▼0.46 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.64 ▼1.11 % ARI 4,033 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Standardet e komunikimit me qytetarët”, ministri Hoti nënshkruan vendimin

Ministri në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka nënshkruar një vendim lidhur me standardet e komunikimit me qytetarët, gjersa me këtë vendim, çdo kërkesë, ankesë apo parashtresë do të regjistrohet dhe qytetarët do të marrin përgjigje ose informatë për statusin e lëndës brenda 10 ditëve të punës.

Hoti theksoi se respekti për qytetarin është obligim i çdo zyrtari publik.

“Që nga dita e parë që kam marrë detyrën e Ministrit, një nga prioritetet e mia ka qenë përmirësimi i cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Fillimisht, kemi krijuar dhe funksionalizuar kanale të reja komunikimi, duke përfshirë adresat zyrtare për ankesa, kërkesa dhe informata, me qëllim që çdo qytetar ta ketë më të lehtë kontaktin me Ministrinë. Paralelisht, kemi punuar për të ndërtuar një kulturë institucionale ku qytetari ka qasje të drejtpërdrejtë, transparente dhe pa vonesa në komunikim me institucionin.

Në funksion të këtij angazhimi, sot kam nënshkruar një vendim që përcakton standardet e komunikimit me qytetarët në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare. Besoj se administrata publike duhet të jetë në shërbim të qytetarit dhe se Ministria funksionon e ekziston për ta. Dua që çdo qytetar të trajtohet me respekt”, tha ai.

Tutje, bëhet e ditur se me këtë vendim, çdo kërkesë, ankesë apo parashtresë do të regjistrohet dhe qytetarët do të marrin përgjigje ose informatë për statusin e lëndës brenda 10 ditëve të punës.

“Nëse përgjigjja nuk mund të jepet brenda këtij afati, qytetarët do të njoftohen për arsyet e vonesës dhe kohën e pritshme të përfundimit të trajtimit”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.