Ekonomia

Start up Weekend Tirana fton të rinjtë për ide në ngritjen e një biznesi në turizëm

Start up Weekend Tirana ka celur edicionin e katërt në Shqipëri ku të gjithë të rinjtë janë ftuar të marrin pjesë për të paraqitur idetë  e tyrë për ngritjen e një biznesi në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore.

Startup Weekend Tirana është një maratonë e cila zgjat 54 orë dhe ka për synim  promovimin e  sipërmarrjes dhe nxitjen e ideve kreative. Për ministren e Kulturës akiviteti është një munmdësi që tashmë trashëgimia kulturore të shihet si mjet i rëndësishem për zhvillimin e vendit.

“Synimi ynë është që t’i inkurajojmë sipërmarrësit dhe entuziastët e biznesit që të rivlerësojnë dhe rishikojnë qasjen e tyre në lidhje me këtë sektor. Është koha që të shohim trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore si një mjet të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë”, shprehet Kumbaro.

Të rinjtë pjesëmarrës janë ndarë në 10 grupe nga të cilat tre do të përzgjidhen fituese ku secili do të shpërblehet me cmime të ndryshme nga ambasada suedeze e cila është një nga donatoret.

Për përfaqësuesen e saj idetë e rinjve në fushën e turizmit kanë rëndësi pasi duke qenë një nga prioritetet e qeverisë shqiptare mund të zhvillohet edhe më shumë nëpërmjet restaurimit, ruajtjes dhe rigjallërimit të trashëgimisë kulturore.

Trashëgimia Kulturore aq e rëndësishme sa është për një komb, mund të shërbejë si urë për zhvillimin ekonomik nëpërmjet turizmit. Turizmi, duke qenë një nga prioritetet e qeverisë shqiptare mund të zhvillohet edhe më shumë nëpërmjet restaurimit, ruajtjes dhe rigjallërimit të trashëgimisë kulturore.

Startup Weekend Tirana është pjesë e rrjetit ndërkombëtar Startup Weekend, dhe organizohet në disa vende të botës duke respektuar të njëjtin format.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button