Bota

“Startim i mirë” – Përfundon takimi dy orësh Trump-Putin

Me shtrëngimin demonstrativisht të fuqishëm të duarve, Trump e Putin zhvilluan takimin e tyre dy orësh në Helsinki. Të dy presidentët kuptohen mirë, marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të këqija se kurrë më parë.

Pas më shumë se dy orë bisedimesh presidenti Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin përfunduan takimin e tyre në Helsinki. Dy burrat më të fuqishëm të botës u ulën për bisedime të zhvilluara kokë më kokë vetëm me praninë e përkthyesve, pas këtij takimi ishte planfikuar takimi i dy delegacioneve dhe një bisedë mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, Pompeo dhe ministrit të Jashtëm rus Lavrov. “Një startim shumë i mirë” e vlerësoi presidenti Trump takimin me presidentin rus. Këtë deklaratë ai e bëri para fillimit të drekës së punës të delegacioneve.

Takimi Trump-Putin filloi me një orë vonesë, sepse presidenti rus mbërriti me vonesë në kryeqytetin finlandez. Para bisedimit kokë më kokë në pallatin e presidentit finlandez, të dy presidentët u përshëndetën para shtypit me një shtrëngim të shkurtër por demonstrativisht të fuqishëm të duarve. “Ka ardhur koha që të flasim në mënyrë të detajuar për marrëdhëniet tona bilaterale dhe për pikat e dhimbshme në botë. Dhe ato janë shumë”, tha presidenti Putin. Ndërsa presidenti Trump u shpreh para gazetarëve se “bota dëshiron që të kemi marrëdhënie të mirë.”

Finnland Trump Putin Gipfeltreffen in Helsinki (Getty Images/AFP/B. Smialowski)

Të dy presidentët kuptohen mirë…

Dy presidentiët diskutuan mbi tema si arsenali bërthamor i dy vendeve, tregtia, dhe marrëdhëniet me Kinën bëri të ditur presidenti amerikan.në samitin e pyrë zyrtar në Helsinki.Rusia dhe SHBA kanë së bashku 90% të arsenalit bëthamor. “Kjo nuk është gjë e mirë, kjo është diçka e keqe”, tha Trump. Vetëm pak orë më parë, Trump e vlerësoi marrëdhënien mes dy vendeve si historikisht të keqe. “Marrëdhënia me Rusinë nuk ka qenë kurrë më keq, falë dritëshkurtësisë dhe budallallëkut amerikan dhe tani për shkak të gjuetisë së manipuluar të shtrigave”, shkroi Trump në twitter.

Helsinki Trump-Putin Gipfel (Reuters/K. Lamarque)

Sipas të dhënave të Kremlinit të dy presidentët kanë një marrëdhënie të mirë. “Ata e respektojnë njëri-tjetrin. Dhe mund të flasin shumë mirë me njëri-tjetrin”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov për televizionin rus. Ai shpreson për një “bisedë të vlefshme” që të “bëjë të paktën një hap të vogël” drejt përmirësimit të marrëdhënieve të tanishme. Por bisedimet janë të vështira për shkak të qëndrimeve të ndryshme në Siri, ka pranuar Peskov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button