☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,531 ▲ +0.54% ETH $2,252 ▲ +1.1% XRP $1.2484 ▲ +0.65% SOL $95.7800 ▲ +0.51%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Steinmeier viziton për herë të parë zyrtarisht Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Në një intervistë me DW, në prag të udhëtimit, presidenti gjerman tha se synon që t’u japë vendeve sinjalin, se nëse bëhet progres, rruga drejt BE-së është më e qartë.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, me homologun e tij nga Maqedonia/V, Stevo Pendarovski, qershor 2019, Berlin

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier nis të martën, një udhëtim katërditor në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. “Fokusi i udhëtimit është situata në rajon, efektet e luftës së agresionit rus në Ukrainë dhe mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian”, bëhet e ditur në një njoftim të presidencës gjermane.

Steinmeier do të qëndroje në Maqedoni të Veriut deri më 30 nëntor,  ku do të takohet me presidentin Pendarovski dhe kryeministrin Kovaçevski, si edhe do të mbajë një fjalim para Parlamentit. Në Maqedoninë e Veriut,, presidenti gjerman,  do të takohet edhe me të rinj dhe njerëz nga arti e kinematografia. Si edhe do të vizitojë parkun e parë të erës në Bogdanci.

Më 1 dhjetor Steinmeier vijon udhëtimin e tij drejt Shqipërisë, ku po ashtu pritet të takojë homologun e tij Begaj, dhe kryeministrin Rama e ku gjithashtu do të mbajë një fjalim para parlamentit.  Në Tiranë është planifikuar edhe një vizitë në Muzeun e Sigurimit “Shtëpia e Gjetheve”, një diskutim se si të përballemi me të kaluarën komuniste dhe një bisedë me nxënës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Berat, Presidenti Federal do të njihet me projekte zhvillimore bashkëpunimi shqiptaro-gjermane.

Në prag të vizitës së tij në këto dy vende, Steinmeier i tha DW se arritjet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë “meritojnë njohje dhe respekt”.  Mes të tjerash ai tha se vizita synon të japë mesazhin, se nuk e harrojmë Ballkanin Perëndimor.

Është hera e parë që presidenti gjerman i viziton zyrtarisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që kur erdhi në post më 19 mars 2017. Ish-ministri i jashtëm i Gjermanisë megjithatë e njeh mirë Ballkanin Perëndimor. Për dy periudhat që ka qenë ministër i jashtëm, ai e ka rikthyer vazhdimisht rajonin në axhendën e punës së tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.