Kronika

Stërvitja “Joint Effort-16” në Shqipëri: Merr pjesë Britania e Madhe me 130 trupa Komando

Në stërvitjen e përbashkët  “Joint Effort-16” marrin pjesë 1500 trupa nga Shtabi i Përgjithshëm, Forca Tokësore,  Forca Ajrore,  Forca Detare , Komanda Mbështetëse dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe trupa dhe mjete ushtarake të Forcave të Armatosura nga SHBA, Britania e Madhe, Italia, Kosova dhe Mali I Zi.. Kjo stërvitje ka për objektiv trajnimin dhe stërvitjen e pjesëmarrësve për të përballuar sfidat operacionale aktuale dhe për të ardhmen, me qëllim për tiu përgjigjur krizave shumëdimensioanle dhe operacioneve në mbështetje të paqes. Gjithashtu planëzimi dhe kryerja e një stërvitje të përbashkët gjithëpërfshirëse shumë-shkallëshe, do të risë njohuritë dhe kompetencën e drejtuesve dhe njësive pjesëmarrëse në nivel taktik-operacioanl si dhe i shërben rrijtes së mëtejshme të ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave pjesëmarrëse.

Pjesëmarrja e trupave të huaja në këtë stërvitje është;  Italia merr pjesë me 2 oficerë shtabi,   Mali i Zi me  2 oficerë shtabi, Kosova me  36 oficerë këmbësorie, Britania e Madhe  me 130 trupa komando dhe oficerë të Forcave Tokësore dhe SHBA me 30 vëzhgues. Aktualisht trupat pjesëmarrëse të stërvitjes së përbashkët “Joint Effort-16 ”, janë vendosur sipas rajoneve të tyre stërvitore, në Garnizonin Skënderbej ku është vendosur Shtabi i Stërvitjes, në rajonin stërvitor  Bizë  dislokimi i Grup Batalionit LIBG, në Rinas dhe në Durrës.

Lëvizja nga ambjentet e  garnizonit  Zall-Herr, (ku u zhvillua  ceremonia e fillimit të stërvitjes),  drejt rajoneve stërvitore u krye me situata taktike dhe pas mbëritjes në orët e vona të ditës së dytë të stërvitjes, u raportua mbi fushimin.  Krahas lëvizjes u aplikuan skenarë simulimi të goditjes me murtaja ndërsa pritet reagimi po në simulim në tokë, det, ajër.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button