⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.94 ▼0.82%
ARI 4,081 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,244 ▲ +0.38% ETH $2,358 ▲ +0.3% XRP $1.3287 ▲ +0.36% SOL $102.4100 ▲ +1.11%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.94 ▼0.82 % ARI 4,081 ▲0.73 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.94 ▼0.82 % ARI 4,081 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Stoltenberg-Dimitrov: Dyert e NATO-s janë të hapura

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili mbrëmë mbërriti për vizitë zyrtare në Shkup, ka filluar sot takimet zyrtare. Ai, siç pritet do të japë vërtetim për punën e realizuar deri më tani nga Qeveria e re në procesin reformues në rrugën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, por do të japë edhe udhëzime sipas të cilave vendi duhet të lëvizë në rrugën drejt NATO-s.

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s aktivitetet në kuadër të vizitës zyrtare i filloi me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Pas  takimit  ministri Dimitrov ka theksuar  se takim i Stoltenbergut ka rëndësi thelbësore për Maqedoninë dhe paraqet inkurajim të fuqishëm për pritjet e Maqedonisë se viti 2018 do të jetë historik për vendin, por edhe për rajonin. Dimitrov ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme për integrimet euroatlantike të Maqedonisë dhe pritje për përfundim pozitiv të Samitit të NATO-s në korrik të këtij viti.

“Dimitrov ka informuar për angazhimin proaktiv diplomatik të Maqedonisë për realizimin e prioriteteve të politikës së jashtme – marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe datë për fillimin e bisedimeve me BE-në. Ai gjithashtu e ka konfirmuar vendosmërinë dhe vullnetin politik të Qeverisë për realizimin në kohë dhe në mënyrë efikase të proceseve reformuese dhe avancimin e marrëdhënieve fqinjësore të mira, por edhe bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sipas njoftimit, Dimitrov ka thënë që “anëtarësimi në NATO për Republikën e Maqedonisë, nënkupton stabilitet për vendin, por edhe për  gjithë rajonin”. Stoltenberg e ka konfirmuar politikën e dyerve të hapura të NATO-së, dhe ka dërguar përshtypje pozitive nga zhvillimi demokratik i vendit duke shprehur mbështetje për proceset demokratike të Qeverisë. “Njëkohësisht, Stoltenberg shprehu edhe inkurajim që të shfrytëzohet momenti pozitiv i vendit me qëllim të realizimit të aspiratës së saj euroatlantike”, thuhet mes tjerash në kumtesën e MPJ-së.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg eshte takuar presidentin e shtetit Gjorge Ivanov. Në takim, siç thuhet në komunikatën e presidencës është biseduar për integrimet euraotaltantike të Maqedonisë, për reformat në mbrojtje dhe siguri në pajtueshmëri me standardet e NATO-së, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me Aleancën. “Maqedoni në vazhdimësi tregon se është partner i besueshëm dhe strategjik i NATO-së, duke theksuar se është e nevojshme që vendi të merr vendin e merituar në Aleancën, me çka do të krijohen përfitime afatgjate për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e tërë rajonit”, thuhet në komunikatën e presidentit. Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka shtuar se Maqedonia do të vazhdoj edhe më tej të kontribuoj në mënyrë aktive në sigurimin e paqes globale dhe sigurisë nëpërmjet pjesëmarrjes në misionet paqësore të kryesuara nga NATO.

Stoltenberg takimin e radhës do ta ketë në Ministrinë e Mbrojtjes, në takim me ministren Radmilla Shekerinska.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.