☁️
Tiranë 17°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.89 ▼1.11%
ARI 4,081 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,292 ▼ -0.47% ETH $2,093 ▼ -1.39% XRP $1.0811 ▼ -0.71% SOL $84.6100 ▼ -2.05%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.89 ▼1.11 % ARI 4,081 ▼0.81 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.89 ▼1.11 % ARI 4,081 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Stoltenberg: Investimi në bazën ajrore të Kuçovës rrit sigurinë ajrore të Shqipërisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh sot në deklaratën e përbashkët për mediet me Presidentin Bajram Begaj nga selia e NATO-s, se Aleanca po investon në Bazën Ajrore të Kuçovës, që do të rrisë sigurinë e hapësirës ajrore të Shqipërisë.

Ndërkaq, edhe Presidenti Bajram Begaj në deklaratën e tij vuri në dukje se ka diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg lidhur me ecurinë e punimeve në Bazën Ajrore Taktike të Kuçovës, të cilat po ecin sipas programit të miratuar.

Ai theksoi se Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes në 1.86 % të produktit të brendshëm bruto.

“Parashikojmë që vitin e ardhshëm të arrijmë nivelin 2 %. Ndërkohë, Shqipëria do të vijojë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe pajisjen me kapacitete të reja luftimi, mbështetjes me luftim dhe kapacitete logjistike”, u shpreh Begaj.

Qeveria shqiptare, vuri në dukje ai, ka shprehur ambicien, ka paraqitur projektin dhe mirëpret një prezencë detare të NATO-s në portin e ri në Porto Romano.

“Ky port baze detare siguron prezencë detare për Aleancën në rajonin Adriatiko-Jonian, gjithashtu edhe akses në akset kryesore të Korridorit 8. Kjo ndihmon në rritjen e shpejtësisë dhe lëvizshmërisë së Aleancës në krahun lindor dhe Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Begaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.