☁️
Tiranë 16°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,623 ▼ -0.19% ETH $2,344 ▼ -1.29% XRP $1.3020 ▲ +1.44% SOL $101.5400 ▼ -0.47%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Stoltenberg: Marrëdhëniet me Rusinë janë të vështira

“Pavarësisht iniciativave për të formuar kontakt dhe presionit që vazhdon prej vitesh për një dialog të kuptimtë, Rusia ka rritur sjelljet e saj agresive si nga brenda, ashtu edhe jashtë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Ka përfunduar Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s i cili mblodhi së bashku në Bruksel për dy ditë ministrat e jashtëm të 30 vendeve anëtare të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një deklaratë për shtyp pas takimit njoftoi se në seancën e fundit diskutuan çështjen e Rusisë.

Marrëdhëniet me Rusinë janë të vështira tha Stoltenberg, i cili vlerësoi se “Pavarësisht iniciativave për të formuar kontakt dhe presionit që vazhdon prej vitesh për një dialog të kuptimtë, Rusia ka rritur sjelljet e saj agresive si nga brenda, ashtu edhe jashtë”.

Pasi deklaroi që opozita politike në Rusi është ende duke u shtypur, Stoltenberg përsëriti thirrjen për lirimin e opozitarit rus Alexei Navalny dhe protestuesve të tjerë paqësor që janë të arrestuar.

Sekretari Stoltenberg gjithashtu tha se në të njëjtën kohë Rusia ka vazhduar të shtojë edhe grumbullimin ushtarak.

“Përgjigja e NATO-s është e fortë dhe e qëndrueshme”, shtoi Stoltenberg.

Duke vënë në dukje se në qëndrimin e dyanshëm ndaj Rusisë, parandalimi dhe mbrojtja zhvillohen bashkë me dialogun, Stoltenberg theksoi që të gjithë aleatët ranë dakord të rishikojnë dhe përshtatin aftësitë e tyre parandaluese dhe mbrojtëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.