Bota

Stoltenberg: NATO është në gatishmëri kundër sulmeve balistike

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se NATO-ja është në gatishmëri kundër sulmeve me raketa balistika nga cilido vend të vijnë ato.

“Ne jemi të vendosur të pengojmë dhe të kundërpërgjigjemi ndaj çfarëdo sulmi. NATO-ja është në gatishmëri kundër sulmeve me raketa balistike nga cilido vend të vijnë ato”, tha para gazetarëve Stoltenberg, i cili gjendet për vizitë zyrtarë në Korenë e Jugut.

Duke theksuar se Koreja e Veriut zhvillon raketa balistike të cilat mund ta godasin Amerikën e Veriut dhe Evropën, Stoltenberg u shpreh se NATO-ja është fokusuar në përdorimin e sanksioneve diplomatike, ekonomike dhe politike kundrejt Koresë së Veriut.

Ndërkohë, në takimin mes Stoltenberg dhe ministrit të Jashtëm të Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, u firmos një program i ri i partneritetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button