Bota

Stoltenberg: NATO-ja i merr shumë seriozisht ndërhyrjet ruse në Katalonjë

NATO-ja i merr shumë seriozisht përpjekiet ruse për të ndërhyrë në procest zgjedhore në vendet e tjera, përfshirë këtu Spanjën gjatë krizës katalanase, deklaroi sot në Madrid sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Ne kemi parë një rritje të ndjeshme të përpjekieve për të ndërhyrë në kriza politike të brendshme. Ato janë rritur në volum dhe në kompleksitet”, deklaroi Stoltenberg për median pas disa takimesh me shefin e qeverisë spanjolle Mariano Rajoy dhe ministren e Mbrojtjes, Maria Dolores de Cospedal.

“Ne kemi diskutuar mbi raportet që ne kemi parë për përpjekiet e Rusisë për të ndërhyrë në shumë vende, përfshirë këtu edhe Katalonjën”, vazhdoi ai.

“Çdo ndërhyrje nga jashtë është e papranueshme. Ne i marrim shumë seriozisht dhe është për këtë arsye që NATO-ja ka përforcuar mbrojtjen e saj kibernetike”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Qeveria spanjolle dënoi në nëntor një fushatë dezinformimi mbi krizën e shkaktuar nga përpjekia e partive indipendentiste katalanase për t’u shkëputur nga Spanja, me mesazhe në rrjetet siociale me prejardhje kryesisht nga territori i rusisë por gjithashtu edhe Venezuela.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button