Stoltenberg: Situata në Sirinë veriore nuk është e qëndrueshme, komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësi
“Pas 18 viteve, 29 aleatët dhe shumë partnerë mbeten të përkushtuar për misionin e stërvitjeve në Afganistan”, tha Jens Stoltenberg në një konferencë për media pas takimit.
Stoltenberg tha se veprojnë në këtë mënyrë për shkak se solidarizohen me Afganistanin dhe popullin afgan.
“Por gjithashtu pasi është në interesin tonë që të jemi të sigurt që Afganistani të mos shndërrohet edhe një herë në platformë, shtet ku grupet terroriste ndërkombëtare mund të stërviten, të përgatisin dhe planifikojnë sulme terroriste në shtetet tona”, theksoi ai.
Stoltenberg gjithashtu mirëpriti ofertën e Gjermanisë për një zonë të sigurt ndërkombëtare në Sirinë veriore.
“Situata e tanishme në Sirinë veriore nuk është e qëndrueshme dhe komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësi që të përpiqet të adresojë sfidat dhe kërcënimet që i shohim në Sirinë veriore”, tha Stoltenberg.
Kështu, shefi i NATO-s tha se mirëpret nismat dhe idetë se si mund të arrihet kjo në një mënyrë të koordinuar.