🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,320 ▼0.28%
DOW 50,184 ▼1.13%
NASDAQ 24,412 ▲0.34%
NAFTA 82.44 ▼2.61%
ARI 3,725 ▼3.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $62,748 ▼ -1.58% ETH $1,756 ▼ -1.95% XRP $0.9674 ▲ +0.19% SOL $73.1400 ▲ +0.43%
S&P 500 7,320 ▼0.28 % DOW 50,184 ▼1.13 % NASDAQ 24,412 ▲0.34 % NAFTA 82.44 ▼2.61 % ARI 3,725 ▼3.59 % S&P 500 7,320 ▼0.28 % DOW 50,184 ▼1.13 % NASDAQ 24,412 ▲0.34 % NAFTA 82.44 ▼2.61 % ARI 3,725 ▼3.59 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Bota

STRASBURG – GJEDNJ përjashton një avokat rumun për përdorim referencash të fabrikuara nga IA

STRASBURG, 18 nëntor /ATSH-AGERPRES/ – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka ndaluar për një periudhë dyvjeçare një avokat rumun që të përfaqësojë ose të asistojë aplikantët përpara saj, pasi konstatoi se në dokumentet juridike të paraqitura prej tij ishin përdorur referenca gjyqësore të paverifikuara, të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

Sipas një njoftimi për shtyp të GJEDNJ-së, të publikuar sot, vendimi u mor më 13 nëntor, pasi trupi gjykues që shqyrtonte çështjen konstatoi se parashtresat e avokatit përmbanin gabime të shumta në lidhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës.

Mes pasaktësive të evidentuara ishin citimi i çështjeve gjyqësore inekzistente, përfshirja e paragrafëve të fabrikuar në vendime reale të Gjykatës, si dhe referimi në çështje ekzistuese, por të parëndësishme për argumentet e paraqitura ose që binin në kundërshtim të drejtpërdrejtë me pretendimet që supozohej të mbështesnin.

Avokati pranoi se kishte përdorur programe të inteligjencës artificiale për hartimin e parashtresave, duke i cilësuar gabimet si “pasaktësi” dhe “gabime në citime”.

Megjithatë, gjykata vlerësoi se bëhej fjalë për gabime të shumta, të përsëritura dhe thelbësore, të cilat përbënin një model të vazhdueshëm dhe jo gabime të izoluara.

Për këtë arsye, ajo arriti në përfundimin se avokati nuk kishte përmbushur detyrimet e tij profesionale dhe deontologjike.

Në vendimin e saj, GJEDNJ theksoi se përdorimi i inteligjencës artificiale nuk e përjashton avokatin nga përgjegjësia për saktësinë e dokumenteve të paraqitura.

Sipas gjykatës, ai duhej të kishte verifikuar në mënyrë të pavarur dhe të kujdesshme të gjitha referencat dhe argumentet juridike të gjeneruara nga programet e IA-së, duke iu referuar burimeve zyrtare, veçanërisht bazës së të dhënave HUDOC, ku publikohet praktika gjyqësore e gjykatës.

Trupi gjykues mori në konsideratë edhe pranimin e avokatit se nuk kishte verifikuar siç duhej të gjitha referencat, por vlerësoi se ky qëndrim minimizonte seriozitetin e situatës.

Sipas saj, disa prej referencave nuk ishin verifikuar fare, ndërsa shumë prej gabimeve mund të ishin zbuluar lehtësisht përmes një kontrolli të thjeshtë në bazën e të dhënave HUDOC.

GJEDNJ vuri në dukje gjithashtu se kjo mënyrë pune kishte dëmtuar administrimin e drejtësisë, pasi gjykata ishte detyruar të shpenzonte kohë të konsiderueshme për verifikimin e parashtresave, nisjen e procedurës për përjashtimin e avokatit dhe zhvillimin e një korrespondence të gjerë me palët e përfshira.

Në përputhje me nenin 44D të Rregullores së Gjykatës, trupi gjykues shqyrtoi komentet e kërkuara nga avokati, Qeveria e Rumanisë dhe Unioni Kombëtar i Dhomave të Avokatisë në Rumani.

Edhe Dhoma e Avokatisë në Jashi u ftua të paraqiste komentet e saj, por nuk iu përgjigj kërkesës.

Pas shqyrtimit të të gjitha rrethanave, trupi gjykues i paraqiti presidentit të gjykatës një propozim të arsyetuar për përjashtimin e avokatit nga përfaqësimi ose asistimi i aplikantëve përpara GJEDNJ-së për dy vjet.

Presidenti miratoi propozimin.

Gjykata sqaroi se masa prek vetëm njërin prej dy përfaqësuesve të aplikantëve në çështjen konkrete dhe nuk përjashton mundësinë e rikthimit të së drejtës së avokatit për të përfaqësuar palë përpara saj në të ardhmen.

Vendimi përbën një sinjal të rëndësishëm për profesionin ligjor lidhur me përgjegjësinë profesionale në përdorimin e inteligjencës artificiale, duke riafirmuar se çdo referencë juridike e prodhuar nga këto sisteme duhet të verifikohet përpara se të përdoret në procedurat gjyqësore./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.