🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,323 ▼0.23%
DOW 50,221 ▼1.06%
NASDAQ 24,422 ▲0.39%
NAFTA 82.18 ▼2.92%
ARI 3,726 ▼3.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $62,776 ▼ -1.56% ETH $1,756 ▼ -1.98% XRP $0.9666 ▲ +0.36% SOL $73.1600 ▲ +0.47%
S&P 500 7,323 ▼0.23 % DOW 50,221 ▼1.06 % NASDAQ 24,422 ▲0.39 % NAFTA 82.18 ▼2.92 % ARI 3,726 ▼3.59 % S&P 500 7,323 ▼0.23 % DOW 50,221 ▼1.06 % NASDAQ 24,422 ▲0.39 % NAFTA 82.18 ▼2.92 % ARI 3,726 ▼3.59 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Kronika

Historia e tragjedisë së elektricistit në Himarë, humbi jetën në detyrë gjatë stuhisë! 54-vjeçari priste që të bëhe

Në kushte të vështira moti dhe herë-herë pa masat e duhura teknike, elektricistët janë ata që rrezikojmë çdo ditë jetën në detyrë.

Vetëm këtë vit në Shqipëri kanë humbur jetën disa elektricistë. Bashkim Boçi, 54 vjeç, humbi jetën në detyrë në korrik 2026 rreth orës 3 të mëngjesit në një mot me stuhi, teksa shërbente në Himarë.

“22 korrik 2026, vëllai ishte në shërbim në zonën e Himarës, e kishte dërguar OSHEE. Atje ka humbur jetën në moshën 54-vjeçare, në krye të detyrës. Ka qenë rreth orës 03:00 të natës, mot shumë i keq, me reshje të dendura, bubullima. Nuk i di kushtet e punës që ka patur. Fillimisht e ka patur vështirë, por u ambientua dhe ia kishte marrë dorën. Vazhdoi këtë punë për shumë vite, ky ishte vite i fundit”, tha vëllai i tij, Rexhep Boçi.

Për familjen tragjedia ishte e madhe ndërkohë që Bashkimi mezi priste të bëhej gjysh.

“Ky ka qenë një tjetër moment i vështirë. Kam qenë i detyruar me i përballuar të gjitha këto. Vajza ishte në muajin e tetë të shtatzënisë dhe ka pasur një risk të madh të humbiste fëmijën. Deshi Zoti i madh që ajo shpëtoi dhe sot kemi në jetë nipin e vogël. Takimi i fundit me vëllain ka qenë data 12 korrik”, vijoi Rexhep Boçi.

Elektricisti nga Elbasani u dërgua me shërbim në Himarë gjatë sezonit veror kur kërkoj gatishmëri në zonat turistike.

Në 26 vite ai punoi me përkushtim, por sot e kujton vetëm familja. Asnjë mbështetje për bashkëshorten e cila s’ka asnjë të ardhur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.