🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 100.79 ▼1.6%
ARI 4,368 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,189 ▲ +0.17% ETH $2,429 ▲ +0.52% XRP $1.2920 ▲ +0.01% SOL $99.5700 ▲ +1.65%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 100.79 ▼1.6 % ARI 4,368 ▼0.46 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 100.79 ▼1.6 % ARI 4,368 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Bota

STRASBURG – KE propozon masa të reja për sigurinë e fëmijëve në internet

STRASBURG, 17 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian ka publikuar detajet e një plani të ri për forcimin e sigurisë së fëmijëve në internet, i cili përfshin kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale, si dhe masa për platformat e lojërave online dhe chatbotët me inteligjencë artificiale.

“Teknologji që nuk është krijuar kurrë duke pasur mirëqenien e tyre në mendje”, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo foli në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku një ditë më parë kishte prezantuar për herë të parë planet.

Sipas propozimit, fëmijët do të mund të përdorin rrjetet sociale nga mosha 13 vjeç, nën mbikëqyrjen e prindërve, ndërsa krijimi i një llogarie personale do të lejohet vetëm pasi të kenë mbushur 15 vjeç.

Masat do të shtrihen edhe te shërbime të tjera online që përmbajnë funksione të rrjeteve sociale, përfshirë platformat e shpërndarjes së videove, lojërat online, shoqëruesit virtualë me inteligjencë artificiale dhe chatbotët.

Komisioni propozon ndalimin e disa funksioneve që nxisin përdorimin e varësisë, si dhe të sistemeve të rekomandimeve të bazuara në profilizim që mund t’i drejtojnë të miturit drejt përmbajtjeve gjithnjë e më të dëmshme.

Në kuadër të masave parashikohet edhe kufizimi i lëvizjes pa fund në përmbajtje (“infinite scroll”), mekanizmave shpërblyes që nxisin përdorimin e zgjatur dhe njoftimeve që dërgohen gjatë orëve të gjumit.

Platformat do të duhet gjithashtu të mbrojnë fëmijët nga kontaktet e padëshiruara me persona të panjohur.

Rregulla të veçanta do të zbatohen për chatbotët e inteligjencës artificiale të krijuar për të ofruar mbështetje emocionale.

Këto sisteme do të duhet të kenë masa mbrojtëse për të parandaluar krijimin e një varësie emocionale të fëmijëve ndaj teknologjisë dhe për të ulur rrezikun e ndërveprimeve të dëmshme. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.