☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,904 ▲ +0.43% ETH $2,263 ▲ +0.4% XRP $1.2498 ▼ -0.12% SOL $94.3000 ▼ -1.45%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

STRASBURG – Von der Leyen prezanton masat për sigurinë digjitale për fëmijët

STRASBURG, 16 shtator /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të mbajë sot fjalimin e saj vjetor në Parlamentin Evropian mbi prioritetet politike, të cilat pritet të përfshijnë detaje rreth planeve të saj për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët.

“Nuk duhet të pranojmë fëmijëri të formuar nga algoritmet. Nuk duhet të pranojmë një sistem që i zhgënjen fëmijët tanë”, tha Von der Leyen në një postim në platformën X para fjalimit të saj.

Çështja e migracionit pritet të zërë vend në fjalim pas mbërritjes masive të migrantëve nga Maroku në Ceuta të Spanjës në fund të korrikut.

Mbrojtja dhe mbështetja për Ukrainën, ekonomia dhe ndryshimet klimatike janë tema të tjera të mundshme.

Komisioni Evropian mbështetet te Parlamenti Evropian për miratimin e legjislacionit në nivel të BE-së.

Fjalimi i von der Leyen pritet gjithashtu të synojë forcimin e mbështetjes mes ligjvënësve të BE-së.

Që kur mori detyrën në vitin 2019, ajo u është mbijetuar disa mocioneve të mosbesimit të ngritura nga ligjvënësit e BE-së, përfshirë ato lidhur me pretendimet për mungesë transparence në prokurimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe pretendimet se ajo e anashkaloi Parlamentin Evropian gjatë finalizimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë “Mercosur” me vendet e Amerikës Latine.

Mark Carney, i cili pritet t’i drejtohet vetë Parlamentit Evropian të enjten, pritet të marrë pjesë në fjalimin e Von der Leyenit si i ftuar nderi./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.