Kronika

Kodheli: Mirënjohje FA që lehtëson jetën e qytetarëve gjatë emergjencave civile

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli falenderoi sot,  Forcat e Armatosura të Shqipërisë që në aktivitetin e tyre u vijnë në ndihmë qytetareve gjatë emergjencave civile.

Ministrja e Mbrojtjes në një postim në statusin e saj në Facebook, shprehet se “ Më vjen mirë që Forcat e Armatosura të Shqipërisë lehtësojnë jetën e qytetarëve gjatë emergjencave civile. Gëzohem kur konstatoj impaktin pozitiv të punës së tyre në mjedis. Megjithatë kur shikoj që puna e tyre vlerësohet, nuk ka si të mos ndihem krenare për këta burra, gra, djem e vajza që mbajnë veshur uniformën FA shqiptare. Falenderimi dhe mirënjohja shkon e gjitha për ta. Merita është e tyre”

“Me lejoni t’ju falenderoj për anagazhimin tuaj dhe të efektivave të Forcave të Armatosura një punë e bërë në kuadër të situatës së emergjencës mjedisore në ujrat e Liqenit të Fierzës, njëkohësisht tju shpreh mirënjohjen time institucionit të prefektit për punën e bërë nga trupat ushtarake të vënë në dispozicion nga ana juaj”, shprehet Kodheli në mesazhin dërguar FA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button