Studentët këngë e valle me daulle në bulevard, në krah mblidhen gurë për tjetër sulm ndaj Policisë!
Janë zhvendosur tashmë protestuesit nga Ministria e Arsimit, drejt qendrës së Tiranës, duke shkuar te Kryeministria.
Ishte pikërisht autoboti me ujë me presion dhe gazi lotsjellës që i detyroi të rinjtë të largohen nga grumbullimi në Rrugën e Durrësit.
Siç shihet në pamjet, ndërsa dy autobotë hidhnin ujë me presion dhe ecnin në drejtim të turmës për t’i detyruar të largohen, një i ri është parë me një daulle, duke krijuar ‘atmosferë’.
Kësaj të fundit i është përgjigjur një e re, e cila, teksa ecte dhe zhvendosej, e bënte këtë nën ritmin e daulles, duke kërcyer.
Si për ta bërë edhe më me ‘efekte’ këtë skenë, ishte uji që binte mbi të me presion, pa ia prishur vallen.
Pastaj u vendosen në bulevard ku me daulle e këngë hoqën valle, por nga ana tjetër grupe të organizuara shkulnin gurët nga trotuari për “municione” ndaj Policisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.