☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 June 2026
S&P 500 7,584 ▲0.41%
DOW 51,562 ▲1.73%
NASDAQ 26,831 ▼0.09%
NAFTA 92.91 ▼3.24%
ARI 4,502 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,852 ▼ -2.39% ETH $1,783 ▼ -0.82% XRP $1.1783 ▼ -2.02% SOL $69.0000 ▼ -3.79%
S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 92.91 ▼3.24 % ARI 4,502 ▲0.79 % S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 92.91 ▼3.24 % ARI 4,502 ▲0.79 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Studentët serbë vazhdojnë protestat, marshojnë drejt Novi Sadit

Qindra studentë serbë filluan sot (të enjten) një marshim prej mbi 75 kilometrash nga Beogradi drejt qytetit verior të Novi Sadit. Studentët do të bllokojnë atje urat e qytetit për të shënuar tre mujorin e shembjen së një çatie betoni në një stacion treni që mori jetën e 15 njerëzve. Studentët fajësojnë pushtetin duke thënë se çatia u shëmb pasi ishte ndërtuar dobët si pasojë e korrupsionit dhe keqqeverisjes. Protestat e studentëve në Serbi janë kthyer në një çështje që reflekton pakënaqësinë më të gjerë popullore me qeverisjen populiste të Presidentit Vuçiç.

Protestat e studentëve janë më të mëdhat ndër vite në Serbi duke sfiduar për herë të parë seriozisht pushtetin e Presidentit populist Aleksandar Vuçiç.

“Ky marshim është mënyra jonë për të ofruar mbështetje për kolegët tanë nga Novi Sadi. Ne gjithashtu duam të tregojmë se sa këmbëngulës jemi dhe se nuk planifikojmë të ndalemi pa u plotësuar kërkesat tona”, tha Tatjana Gogic, studente e biologjisë.

Protestat disa javore tanimë kanë detyruar dorëheqjen e Kryeministrit Millosh Vuçeviç këtë javë dhe lëshime të tjera nga një pushtet që nuk është mësuar të bëj lëshime.

Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç ka të ngjarë të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dorëheqja që nënkupton rënien e gjithë kabinetit, duhet të konfirmohet nga parlamenti i Serbisë, i cili ka 30 ditë afat për të zgjedhur një qeveri të re, ose për të shpallur zgjedhjet e parakohshme.

Vasilije Milanovic, student në fakultetin e inxhinierisë teknike të Beogradit tha se studentët kërkojnë drejtësi dhe liri të mendimit”.

“Marshimi (drejt Novi Sadit) është një mënyrë tjetër për të treguar se sa të vendosur jemi dhe se nuk do ndalojmë deri në fund”, shtoi studenti Milanoviç.

Tragjedia në Novi Sad, ku më 1 nëntor humbën jetën 15 njerëz pas shembjes së çatisë në një stacion treni, është kthyer në një çështje që reflekton pakënaqësinë më të gjerë popullore me qeverisjen populiste të Presidentit Vuçiç.

“Nuk duhet ta tolerojmë këtë shoqëri kaosi në të cilën jetojmë tani, këtë lloj despotizmi ku një njeri merr vendime për të gjithë ne. Ne nuk jemi pajtuar me këtë, një vend nuk duhet të funksionojë kështu”, thotë aktori Dushan Pavloviç.

Presidenti gjithnjë e më autoritar Vuçiç ushtron një kontroll të fortë mbi të gjitha institucionet shtetërore dhe mediat kryesore në Serbi, ndërsa përballet me akuza për zbrapje të demokracisë.

Shumë në Serbi besojnë se çatia prej betoni në stacionin e trenit në Novi Sad u shemb për shkak të punës dhe mbikqyrjes së dobët gjatë rindërtimit si pasojë e korrupsionit të qeverisë në projektet e mëdha të infrastrukturës me kompanitë shtetërore kineze.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.