☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,840 ▼ -1.53% ETH $2,226 ▼ -0.94% XRP $1.3351 ▼ -1.37% SOL $82.7000 ▼ -2.37%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Keshilla

Studimi/ 6 orë gjumë gjatë natës, 3 cm më shumë rreth belit!

Mungesa e gjumit mund të ndikojë në zgjerimin e belit tuaj, sipas hulumtimeve të fundit. Njerëzit që flenë mesatarisht gjashtë orë në natë, kanë bel 3 cm më të trashë krahasuar me ata që flenë nëntë orë, zbuloi një studim.

Gjumi më i shkurtër është gjithashtu i lidhur me sasi më të ulëta të kolesterolit të mirë në gjak, i cili sipas hulumtimeve, ndihmon për t’ju mbrojtur nga problemet shëndetësore si sëmundja e zemrës.

Autorja e studimit Dr. Laura Hardie nga Universiteti i Leeds, tha: “Kemi gjetur se të rriturit që raportuan se flinin më pak se bashkëmoshatarët e tyre, kishin më shumë të ngjarë të ishin mbipeshë, gjetjet tona theksojnë rëndësinë e gjumit të mjaftueshëm”, shkruan Dailymail, raporton shendeti.al.

“Sa gjumë kemi nevojë ndryshon mes njerëzve, por konsensusi aktual është se shtatë deri në nëntë orë është më i miri për shumicën e të rriturve”.

Studiuesit nuk kanë spekuluar se pse mungesa e gjumit shkakton shtim në peshë, megjithatë, studimet e fundit theksojnë se shkakton lëshime të tepërta të hormonit ghrelin, i cili është i lidhur me oreksin.

1 Koment

  • Dieta te shpejta 08 March 2019, 12:40

    Interesant. Disa studime tregojne se gjumi te dobeson.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.