Bota

Studimi i ri amerikan, lidhjet mes Al Kaeda-s dhe ISIS

Ekzistojnë lidhje të drejtpërdrejta mes Al Kaeda-s dhe celulave të Shtetit Islamik në Europë që kanë organizuar sulmet terroriste të muajve të fundit.

Në këtë përfundim arrin një raport i fundit i grupit studimor amerikan “Henry Jackson Society”, i cili bën thirrje për më shumë përpjekje në mbikëqyrjen e personave që mund të rekrutohen, për të mos lejuar radikalizimin e tyre. Siç raporton Zëri i Amerikës, studimi analizon rrjete të lidhura me Al Kaeda-s që vepronin në Europë në fillim të viteve 2000, në kohën kur filloi ndërhyrja e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan. Këto rrjete krahasohen me grupet e lidhura me ISIS që organizuan sulmet e fundit në Paris dhe Bruksel, siç pohon edhe Rupert Sutton i grupit “Henri Jackson Society”.

“Celulat e ISIS tërhoqën individë që dikur ishin përkrahës të aktivitetit të al Qaidës, dhe më pas filluan të stërviten e të përgatiten për sulmet e Brukselit dhe Parisit”, tha Rupert Sutton.

Ndër këta individë përfshihej Abdelhamid Abaaoud, koordinatori i sulmeve të  13 nëntorit në kryeqytetin francez dhe gjithashtu Najim Laachhraoui, një ndër prodhuesit kryesorë të bombave i cili kreu sulmin vetëvrasës në aeroportin e Brukselit në muajin mars.

“Ata kishin lidhje me një numër individësh që më parë kishin shfaqur indoktrinim nga Al Kaeda, si dhe me një klerik që quhej Khalid Zerkani, i cili kishte marrë rolin e babait për shumë prej tyre. Ai në fakt njihej si Baba Viti”.

Shumë nga anëtarët e lartë të ish-rrjeteve të Al Kaeda-s luftuan në Afganistan vite më parë dhe shfrytëzuan përvojën e tyre për të përgatitur celulat terroriste që po krijoheshin në Europë, në një kohë kur lufta në Siri po shndërrohej në boshtin ideologjik të xhihadistëve. Autorët e raportit thonë se lidhjet mes dy rrjeteve dëshmojnë nevojën për të përmirësuar punën kundër radikalizimit në burgje, si dhe për të gjetur mënyra të tjera për të mos lejuar që këta individë të rekrutohen nga rrjetet terroriste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button