Kronika

“Stuhi” në burgje, shkarkohen e çohen për ndjekje penale drejtorët

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj lajmëroi mesditën e së shtunës një nga rrokadat më të mëdha që kanë ndodhur ndonjëherë në historinë e sistemit të burgjerve në vendin tonë.

Janë shkarkuar nga detyra dhe janë kallëzuar në prokuroritë përkatëse 8 drejtorë burgjesh për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv. Vetë ministrja Gjonaj ka bërë publike disa nga shkeljet e konstatuara.

“Jane konstatuar shkelje që, jo vetëm kanë dëmtuar funksionimin e sistemit, por kanë rrezikuar edhe sigurinë e burgjeve. Jane mbi 150 shkelje vetëm në periudhën korrik-tetor të këtij viti, nga të cilat 6 raste të futjes së lëndëve narkotike dhe pjesa tjetër për futjen e sendeve të ndaluara si celularë, pije alkoolike etj”, tha ministrja Gjonaj.

Nga shkeljet e konstatuara pjesën më të madhe me 88 raste e ka burgu i Peqinit, ndërsa prokuroria e Elbasanit ka hapur 90 procedime penale për shkeljet në burgje. Përveç drejtuesve të shkarkuar dhe të denoncuar penalisht, ministrja Gjonaj paralajmëroi se mosreagimi i paraardhësve të saj në ministrin e Drejtësisë ndaj kësaj situate do të jetë pjese e punës e organeve ligjzbatuese.

Ndërkohë deri në zgjedhjen e drejtuesve të rinj të burgjeve nëpërmjet konkurseve, në postet e tyre janë komanduar persona me integritet dhe karrierë të pasur në sistemin e burgjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button