☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,682 ▲0.54%
DOW 53,154 ▲0.75%
NASDAQ 26,200 ▲0.51%
NAFTA 86.89 ▲0.07%
ARI 4,673 ▲2.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,090 ▲ +6.57% ETH $2,395 ▲ +3.15% XRP $1.3997 ▲ +11.07% SOL $91.2200 ▲ +4.89%
S&P 500 7,682 ▲0.54 % DOW 53,154 ▲0.75 % NASDAQ 26,200 ▲0.51 % NAFTA 86.89 ▲0.07 % ARI 4,673 ▲2.21 % S&P 500 7,682 ▲0.54 % DOW 53,154 ▲0.75 % NASDAQ 26,200 ▲0.51 % NAFTA 86.89 ▲0.07 % ARI 4,673 ▲2.21 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Bota

SUEDI – Disa të plagosur nga sulmi me shpatë në një shkollë

OSLO, 21 gusht /ATSH -AA/ -Disa njerëz u plagosën pasi një person i armatosur me shpatë hyri në një shkollë në Fagersta, Suedinë qendrore, tha transmetuesi publik SVT dhe bashkia.

Policia dhe shërbimet e urgjencës u thirrën në shkollën Brinell në orën 14:06 me orën lokale, sipas bashkisë Fagersta.

Bashkia njoftoi se sulmuesi ishte në paraburgim nga policia dhe se oficerët po kontrollonin shkollën.

“Ne kemi një operacion në vazhdim në zonë dhe kjo është gjithçka që mund të themi për momentin,” tha Pelle Vamstad, një oficer i shtypit i policisë.

Në vendngjarje ndodhen ambulancat, njësitë policore, një helikopter policor dhe një ekip policor për reagim.

Disa shkolla dhe objekte në Fagersta u mbyllën pas incidentit, duke përfshirë Olympen, Fagerstahallen, Risbroskolan, Skogsglantan, Bjorksta, Prastkragen dhe Norrbybacken.

Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer, tha se qeveria po ndjek nga afër situatën.

“Ne jemi informuar për një incident të rëndë në Fagersta. Policia është në vendngjarje dhe po punon shumë intensivisht për incidentin. Qeveria është në kontakt të ngushtë me policinë dhe po monitoron zhvillimet në vazhdimësi,” tha ai.

Bashkia Fagersta bëri të ditur se do të mbajë një konferencë për shtyp për të dhënë detaje të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.