Bota
Suedia nënshkruan dokumentin e aplikimit për anëtarësim në NATO
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka nënshkruar dokumentin e aplikimit të vendit të saj për anëtarësim në NATO.
Në transmetimin drejtpërdrejtë nga Ministria e Jashtme, Linde nënshkroi dokumentin e aplikimit për anëtarësim, duke theksuar se ka bërë më të mirën për Suedinë.
Ajo shtoi se për shkurt kohë bashkë me Finlandën do t’i dorëzojnë NATO-s dokumentin e aplikimit.
Kryeministrja e vendit, Magdalena Andersson, dje kishte njoftuar se si rezultat i bisedimeve të zhvilluara në kuvend, qeveria e Suedisë ka vendosur që të aplikojë në NATO