🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.25 ▼1.48%
ARI 4,074 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,769 ▲ +1.11% ETH $2,345 ▲ +1.61% XRP $1.3211 ▲ +2.33% SOL $101.0500 ▲ +0.64%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,074 ▲0.88 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,074 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Kryeinspektori Dashnor Sula komentoi protestat e ditëve të fundit, duke theksuar se është me parimin që “fjala ka më shumë fuqi sesa guri”.

“Ndjej keqardhje për ato që po ndodhin në Shqipëri, por jam shumë i lumtur që nuk ka humbje jete në protestat që prej dy javësh nuk kanë qenë normale, kanë pasur intensitet të fuqishëm. Protesta është e drejtë e sanksionuar nga Kushtetuta dhe çdo personi duhet t’i garantohet të protestojë në mënyrë paqësore. Unë jam me parimin që më shumë fuqi ka fjala sesa guri. Ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë nga kemi ardhur. Kemi ardhur nga një sistem diktatorial ku nuk kishim asgjë. Në vitet 1990-1993 nuk kishim as bukë të hanim. Hymë në një cikël të vështirë dhune në vitin 1997, ku u shkatërrua gjithçka, dhe nuk duhet të harrojmë sa ka ecur Shqipëria deri atëherë. Edhe në 1997 ne ishim shumë pranë, pasi kishim nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, kishim filluar të integroheshim në organizmat ndërkombëtarë, por erdhi një moment që u goditëm. Edhe faktorë të huaj të cilët nuk ia duan të mirën këtij vendi, unë kam qenë në prokurori, në sistemin e drejtësisë, dhe kam parë shumë gjëra të cilat nuk duhej të ndodhnin atëherë. Edhe sot, e njëjta situatë. Sot ne jemi në dekadën e BE-së. Duhen parë problematikat që janë, që duhen korrigjuar, por duhet parë edhe ku kemi arritur”, tha Sula në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Shqipëria sot nuk është më Shqipëria e viteve ‘90. Kjo është një Shqipëri ku edhe pretendimet e të rinjve janë rritur. Përpara vitit 1993 donim të siguronim ushqimin, sot janë rritur të gjitha standartet dhe kërkesat. Sistemi kapitalist ka problematikat e veta, por e rëndësishme është që të paktën Shqipëria është në rrugën drejt Bashkimit Europian”, shtoi Sula.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.