Sulm i armatosur në një spital në SHBA, 4 të vrarë
Të paktën katër persona janë vrarë gjatë një sulmi të armatosur që ndodhi mbrëmë vonë në një spital në Chicago të SHBA-ve.
Incidenti ndodhi në spitalin Mercy, ndërsa sulmuesi është identifikuar si 32 vjeçari Juan Lopez, i cili ishte i fejuari i njërit prej viktimave.
Në mesin e katër të pësuarve për vdekje janë një polic, sulmuesi dhe dy civilë.
Zyrtari policor Anthony Guglielmi konfirmoi në Twitter se polici Samuel Jimenez humbi jetën në detyrë.
“Qyteti i Chicagos humbi një mjek, një asistent farmaceutik dhe një nëpunës policor. Të gjithë pësuan teksa ushtronin punën e tyre që e donin”, njoftoi kryebashkiaku Rahm Emanuel.
Senatori Dick Durbin falënderoi policinë e cila shpejtë intervenoi dhe në shkëmbim zjarrin vrau sulmuesin.
Hetimi mbi detajet dhe motivet e sulmit janë në rrjedhë.