Sulm i dyshuar terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd, reagon Ministria e Jashtme e Izraelit
Ministria e Jashtme e Izraelit ka konfirmuar raportimet për një sulm të dyshuar terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd, duke bërë të ditur se autori u neutralizua nga policia vendase.
Sipas reagimit zyrtar të diplomacisë izraelite, ngjarja ndodhi në orët e vona të natës, në një kohë kur misioni diplomatik ishte i mbyllur.
Ministria bën me dije se nga incidenti nuk ka pasur të lënduar mes personelit të ambasadës.
Ndërkohë, autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.