☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,980 ▲ +0.26% ETH $2,688 ▲ +0.17% XRP $1.4923 ▼ -0.39% SOL $119.9500 ▲ +0.3%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haziri: S’jemi 12, por 18 deputetë që mund ta votojmë presidentin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është pyetur nëse kolegët e tij të partisë në Kuvend do ta mbështesnin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, në rast se arrihet një marrëveshje me partitë e tjera, përfshirë PDK-në, siç njofton Klan Kosova.

Haziri, në një intervistë për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, tha se çështja nuk lidhet me emrin e Bekim Sejdiut, por me arritjen e një konsensusi që do të siguronte unitetin e votimit.

“Praktikisht, nuk ka të bëjë me emrin e përveçëm, nuk ka të bëjë kurrgjë me Bekimin, si i propozuar dhe si kandidat me kredibilitet. Ka të bëjë me mosarritjen e një konsensusi i cili ia siguron unitetin e votimit, në mënyrë që ai me siguru unitetin e popullit në të ardhmen”, deklaroi Haziri, sipas raportimit të Klan Kosova.

I pyetur nëse, në rast të një marrëveshjeje edhe me partitë e tjera për Bekim Sejdiun, deputetët e LDK-së do të vazhdonin ta mbështesnin, Haziri u shpreh: “Mos na ndani, ne jemi 18. Ne e kemi një dallim, një rast, po LDK-ja e ka një vlerë të demokracisë, ne bashkohemi në dallimet tona. Kështu që ajo është vetëm një episod që ka ndodhur në një rast kur janë dalluar…”

Deklarata vjen në një moment kur Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa bisedimet mes liderëve politikë për Ligjin për Specialen dhe çështjen e presidentit vazhdojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.