☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 95.76 ▼0.3%
ARI 4,459 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,129 ▼ -1.46% ETH $2,472 ▼ -1.58% XRP $1.3837 ▼ -3.79% SOL $101.5500 ▼ -3.18%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 95.76 ▼0.3 % ARI 4,459 ▼0.05 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 95.76 ▼0.3 % ARI 4,459 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Politika

Sulmet ndaj Thethit dhe “Paketës së Maleve/ Rama akuzon opozitën: Po përdor 90% profile false për të përhapur gjuhë urrejtjeje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar publikisht lidhur me reagimet dhe kritikat në rrjetet sociale ndaj iniciativës së qeverisë, “Paketa e Maleve”. Përmes një postimi zyrtar, shefi i ekzekutivit i nxit qytetarët të lexojnë argumentet e kritikëve, duke pretenduar se mbrapa shumicës dërrmuese të tyre fshihen adresa joautentike të orkestruara nga faktori politik opozitar.

Sipas Ramës, fushata e komenteve negative që pasoi takimet e tij me sipërmarrësit dhe banorët lokalë në Theth përbën një sulm të drejtpërdrejtë me prapavijë politike.

Në reagimin e tij, Kryeministri ka komentuar aktorët politikë që, sipas tij, po ushqejnë këtë klimë komentesh, duke publikuar njëkohësisht edhe faksimile të disa prej reagimeve në rrjet.

“Lexoni ARGUMENTAT E KUNDËRSHTARËVE TË PAKETËS SË MALEVE dhe kini parasysh se 90% e tyre janë vërtetë profile fallco, po mbas atyre profileve qëndrojnë pikërisht sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare”, shkruan kryeministri.

Rama theksoi se gjuha e përdorur në hapësirën digjitale ndaj komunitetit vendës është e papranueshme, duke kërkuar nga publiku të reflektojë mbi alternativën që ofron opozita.

“Shikojeni se si i shajnë, mallkojnë, ofendojnë gjithë ata burra sot në Theth dhe mendojeni vetëm për një sekondë, që këta shpirtra të bardhë si sytë e sorrës dhe pendët e korbit, të kenë në dorë fatin e Shqipërisë.”, thekson Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit shoqëruar edhe me faksimilet

“Lexoni ARGUMENTAT E KUNDËRSHTARËVE TË PAKETËS SË MALEVE dhe kini parasysh se 90% e tyre janë vërtetë profile fallco, po mbas atyre profile qëndrojnë pikërisht sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan Bulevardin e Flamingove në Sheshpërsheshin e Vulgaritetit, ku jashtënxirret llumi i gjuhës së urrejtjes me sasira e ndotësira që ai bulevard s’i kishte parë as kur nxirrte gjuhën mbi të Ndotësi i Madh i mexhelisit tonë. Shikojeni se si i shajnë, mallkojnë, ofendojnë gjithë ata burra sot në Theth dhe mendojeni vetëm për një sekondë, që këta shpirtra të bardhë si sytë e sorrës dhe pendët e korbit, të kenë në dorë fatin e Shqipërisë”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.