☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.60 ▼0.67%
ARI 4,120 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,864 ▲ +0.86% ETH $1,791 ▲ +2.36% XRP $1.1056 ▲ +0.68% SOL $77.8600 ▼ -0.51%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.60 ▼0.67 % ARI 4,120 ▼0.5 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.60 ▼0.67 % ARI 4,120 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Politika

Sulmet online ndaj bizneseve, Rama: Terror dixhital ndaj sipërmarrjeve. Po punojmë me Google për rikthimin e yjeve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për hetimet e nisura lidhur me komentet dhe vlerësimet negative të koordinuara ndaj bizneseve të sektorit turistik në platformat online, duke e cilësuar këtë fenomen si një sulm ndaj sipërmarrjeve shqiptare.

Rama e përshkroi situatën si një “terror dixhital” ndaj bizneseve, duke akuzuar organizatorët e kësaj fushate se kanë përdorur mijëra llogari për të dëmtuar reputacionin e bizneseve.

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona kërkuan ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga bloza e terrorit digjital të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një sulm të padëgjuar kriminal mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me dhunë yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve”, shkruan Rama.

Rama hodhi akuza ndaj autorëve të kësaj fushate, duke e lidhur atë me klimën e protestave të fundit dhe duke thënë se kjo qasje dëmton investimet dhe bizneset. Ndërkohë, kryeministri bëri të ditur se Policia vijon hetimet për zbardhjen e kësaj skeme, ndërsa sipas tij, me ndihmën e kompanisë Google po punohet për rikthimin e vlerësimeve të bizneseve që janë prekur nga ndërhyrjet në platformat online.

“Pra, logjika e hurit dhe drurit që i ka dhënë protestës ngjyrën e sorrave e zërin e korbave: Nuk duam investorë të huaj, nuk duam biznese vendase, duam litar, burg, zjarr – tip naziskinësh me qeleshe e komunistash me flamur në qafë, laro e balo të duartrokitur me pasion nga dështakëzemërakë të rënë nga vakti, plot urrejtje, ligësi e mediokritet të pangushëllueshëm. Policia vijon me hetimin e skemës kriminale, ndërkohë që me ndihmën e Google-it faqet e sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh”, shkruan Rama.

Një ditë më parë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, bëri të ditur se autoritetet kanë nisur hetime mbi një aktivitet të dyshuar të koordinuar në platformat online, i cili synon dëmtimin e reputacionit të bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Sipas Hitës, deri më tani janë identifikuar mbi 10 mijë llogari me aktivitet të dyshimtë, të cilat dyshohet se kanë publikuar në mënyrë të organizuar komente dhe vlerësime negative për hotele, restorante dhe subjekte të tjera turistike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.