🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,225 ▼1.35%
DOW 49,368 ▼1.65%
NASDAQ 24,090 ▼1.39%
NAFTA 82.72 ▲0.5%
ARI 3,677 ▼1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $62,850 ▲ +0.06% ETH $1,781 ▲ +1.15% XRP $0.9700 ▼ -0.25% SOL $73.9200 ▲ +0.74%
S&P 500 7,225 ▼1.35 % DOW 49,368 ▼1.65 % NASDAQ 24,090 ▼1.39 % NAFTA 82.72 ▲0.5 % ARI 3,677 ▼1.75 % S&P 500 7,225 ▼1.35 % DOW 49,368 ▼1.65 % NASDAQ 24,090 ▼1.39 % NAFTA 82.72 ▲0.5 % ARI 3,677 ▼1.75 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Politika

Sulmet ruse në Kiev, Hoxha: Moska shpërfill të drejtën ndërkombëtare, solidaritet me Holandën dhe Austrinë

Shqipëria ka shprehur solidaritetin me Holandën dhe Austrinë, pas sulmeve të fundit ruse ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, të cilat shkaktuan dëme edhe në mjediset e misioneve të tyre diplomatike.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi përmes një postimi në platformën X, ku dënoi sulmet dhe theksoi se goditjet e përsëritura ruse kanë vënë në rrezik misionet diplomatike dhe personelin e tyre në Kiev.

REAGIMI

Shqipëria shpreh solidaritetin e plotë me Holandën dhe Austrinë pas sulmeve të fundit ruse ndaj Kievit, të cilat shkaktuan dëme në mjediset e tyre diplomatike. Ky nuk është një incident i izoluar. Sulmet e përsëritura të Rusisë kanë vënë në rrezik misionet diplomatike dhe personelin e tyre në Kiev, përfshirë edhe praninë diplomatike të Shqipërisë. Ne i njohim nga afër rreziqet dhe pasojat e sulmeve të tilla. Misionet diplomatike dhe personeli i tyre gëzojnë mbrojtje sipas së drejtës ndërkombëtare. Siguria e tyre duhet të respektohet në çdo rrethanë. Çdo sulm që i vë ata në rrezik është i papranueshëm, duhet të dënohet pa asnjë ekuivok dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Këto goditje janë një tjetër dëshmi e karakterit të pakursyer të luftës së agresionit që Rusia po vijon kundër Ukrainës dhe e shpërfilljes së hapur të së drejtës ndërkombëtare. Ne duhet të mbetemi të bashkuar, të vendosur dhe të palëkundur në mbështetje të Ukrainës, në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare dhe në qëndrimin tonë kundër agresionit rus.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.