Sulmi me molotov në qendrën kulturore ruse në Pragë, vetëdorëzohet autori
Një person është dorëzuar në policinë çeke, duke pranuar se hodhi bomba molotov në ndërtesën e një qendre kulturore ruse në Pragë javën e kaluar. Policia nuk e identifikoi të dyshuarin e ndaluar teksa theksoi se është shtetas i huaj.
“Është një i huaj i cili, sipas fjalëve të tij, e kishte planifikuar aktin dhe po përgatitej për të që nga vera e vitit 2025”, tha policia në X.
Një sulmues hodhi disa bomba molotov në ndërtesë të enjten e kaluar në mbrëmje. Ambasada ruse tha në “Facebook” se u hodhën gjashtë shishe me lëndë të ndezshme, tre prej të cilave dëmtuan fasadën.
The post Sulmi me molotov në qendrën kulturore ruse në Pragë, vetëdorëzohet autori appeared first on Euronews Albania.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.