Sulmuesit më efikasë që ende luajnë futboll
Nga Eduard Zaloshnja
Detyra kryesore e futbollistëve sulmues është të shënojnë gola vetë ose të japin pasime për të shënuar shokët e tyre. Dhe jo më kot ata realizojnë rreth treçerekun e golave dhe assisteve, sipas një studimi të zgjeruar të FIFA-s (https://pmc.ncbi.nlm.nih.gov/articles/PMC6815073/?utm_source=chatgpt.com ).
Ndër sulmuesit që ende luajnë futboll, Mesi ka efikasitetin më të lartë si sulmues, me 1.16 gola+asiste mesatarisht për çdo ndeshje të karrierës së tij si futbollist profesionist. Ai ndiqet nga Mbape me 1.07, Haland me 0.98, Ronaldo me 0.95, Kane me 0.88, Salah me 0.75 dhe Jamal me 0.71 (shihni tabelën e mëposhtme, ku përfshihen futbollistë që kanë luajtur në të paktën 190 ndeshje).
Jamal është i fundit në këtë renditje, por ai i ka realizuar golat dhe asistet e tij pa mbushur ende 19 vjeç (19 vjeç i mbushi më 13 qershor). Vetëm Mbape ndër këta sulmues kishte një koeficient golash+asistesh të përafërt pa mbushur ende 19 vjeç. Gjithë të tjerët ishin shumë më poshtë Jamalit në atë moshë.
Duke parë moshat e gjithë sulmuseve të kësaj liste, duket se vetëm Mbape, Haland dhe Jamal do të mbeten në garën për të arritur gjatë karrierës futbollistike në Majën e Olimpit, ku sot ndodhet Mesi…




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.