Sulo: PD rrezikon shumë, të dalë jashtë nëse nuk bën ndryshim
Analisti Arion Sulo paralajmëron se Partia Demokratike rrezikon seriozisht të mbetet jashtë loje nëse nuk ndërmerr ndryshime të shpejta dhe substanciale.
Duke folur në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit, Sulo tha se protestuesit kanë arritur të mbajnë bashkë të gjitha grupet dhe rrymat e ndryshme, pavarësisht nga niveli i tyre politik.
“…nuk e marr përsipër që të gjykoj cilësinë e tyre, nivelin e dijeve politike, aftësinë politike që ata kanë. Domethënë çështja është që ata kanë bërë mjaft me protestën, me daljen në protestë, me mbajtjen e bashkuar të të gjitha grupeve, të gjitha rrymave që janë atje. Ajo është si me thënë gjithë sekreti dhe gjithë arma. Kanë armën më të fuqishme në dorë.
Ata tani pjesa e liderit….Rama, prandaj është në vështirësi sepse aty është populli. Po dhe besoj do reduktohet, do fillohet, do kthjellohet sepse vetë protesta sot, e përsëris, do të rrinë vetëm në një kërkesë. Kam folur me njerëz, besoj kanë tentativë për ta centralizuar dhe përqendruar”, – thotë Sulo.
Sulo beson se protesta do të fokusohet gradualisht në një kërkesë kryesore dhe ka tentativa për ta centralizuar atë.
“Berisha nuk ka absolutisht si të dalë nga kjo gjë elementare… Berisha ka problemin me protestën sepse, në mos të themi njësoj, po ta shikosh në mënyrë apriori duket njësoj i anatemuar dhe e kërkojnë të dy burgun. Sigurisht që Rama është kryesori, por e shohin njësoj si klasë politike të vjetër”, – thekson Sulo
Sipas Sulos, PD-ja rrezikon të mos shihet më si forca kryesore e opozitës që mund të organizojë spektrin demokratik.
“Do them një gjë, mendoj unë. Po të dëgjojmë që PD rrezikon shumë në qoftë se rrezikon të dalë jashtë sistemit faktorizues. Në qoftë se nuk reagon pozitivisht, të bëjë të paktën ndryshim në kryesinë e kryetarit rrezikon shumë…”, – paralajmëron Arion Sulo.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.