Kronika

Super operacioni i Vlorës, Prokuroria çon dosjen për gjykim

Një vit pas arrestimit të gjashtë personave për kultivim të bimëve narkotike prokuroria e Krimeve të Rënda ka çuar për gjykim dosjen e të arrestuarve të super operacionit.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë policia zbuloi një sasi shumë të madhe lënde narkotike, të shpërndarë në parcela, si edhe në proces tharjeje, plot 7250 rrënjë kanabis.
Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte Taulant Haxhiraj, i cili, bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e Policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta të fundit kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.
Nga hetimet e kryera rezulton e provuar se, nga ana e policisë gjyqësore janë siguruar dhe mbledhur të dhëna, për aktivitetin kriminal të disa grupeve personash, shtetas shqiptar, të cilët ne mënyrë të organizuar kultivonin bimë narkotike në disa zona të rrethit Vlorë.
Nga të dhënat, ka rezultuar se një grup personash, gjatë muajve Prill dhe Maj 2016, pasi kanë siguruar me parë sipërfaqe toke, në pyll, kullota, tokë në pronësi shtet ose në pronësi dhe posedim të personave privat, që ndodhet në territorin e zonës Administrative Vlorë, kanë filluar kultivimin e sasirave të mëdha të bimëve narkotike të llojit canabis sattiva.
Në vijim të hetimeve, në datë 04.10.2016, forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke realizuar arrestimin e 11 personave, ndërkohë që nuk është bërë i mundur ende arrestimi i policit Renaldo Avduli.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda i akuzon shtetasit, si më poshtë:
Për kryerjen e veprave penale “Kultivimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, akuzohen shtetasit:
1.    Taulant Haxhiraj
2.    Renaldo Avdyli
3.    Shkëlqim Koçiaj
4.    Xhovalin Baço
5.    Reshat Radhima
6.    Marjus Bajrami
Për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”, akuzohen shtetasit:
7.    Klajdis Imeri
8.    Anis Pajo
Në bazë të veprimeve proceduriale për këtë hetim, janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale të “Kultivimit të lëndëve narkotike”. Për këta persona, çështja është veçuar dhe hetimi i tyre i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Vlorës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button