☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,748 ▲1.06%
DOW 53,686 ▲1.18%
NASDAQ 26,584 ▲1.4%
NAFTA 91.67 ▲0.73%
ARI 4,520 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $81,616 ▲ +5.49% ETH $2,510 ▲ +4.87% XRP $1.4648 ▲ +8.46% SOL $104.9600 ▲ +5.23%
S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 91.67 ▲0.73 % ARI 4,520 ▲2.39 % S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 91.67 ▲0.73 % ARI 4,520 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Reforma në AKU-Peleshi: Aksion kontrolli zinxhirit ushqimor nga ferma në tavolinë

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi u shpreh se, për të rritur sigurinë ushqimore në vend, do të ndërmerren kontrolle rigoroze në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor, nga ferma në tavolinë dhe për çdo abuzim do të vendosen masat ligjore.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) do të realizojë kontroll në të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore dhe kontrolli i kontrollorëve është risia e parë në punën tonë”, tha Peleshi, ndërsa shtoi se për çdo rast abuzimi do të ndiqet çështja deri në burim dhe do të merren masa ndëshkimore sipas ligjit.

I pranishëm në aktivitetin e prezantimit të drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Agron Ismaili në kryeministri, ministri Peleshi vuri në dukje gjatë fjalës së tij se, ky nuk do të jetë një aksion i shkëputur, por proçes i vazhdueshëm dhe i pandërprerë i të gjithë inspektorëve të AKU-së. Paralelisht, vijoi ai, ne do të punojmë në muajt në vijim për plotësimin e ligjit të ushqimit dhe atij veterinar si dhe për reformimin e plotë të sistemit të kontrollit të sigurisë ushqimore në vend.

“Më shumë se gjysma e thertoreve apo pikave të therjes janë pika therjeje. Nga nesër do të nisim rikontrollin përmes një check liste që do të mbushet nga inspektorët. Ato pika therje që janë dhoma të vogla 4 me 4 dhe që ka vetëm një çengel të varur dhe që ju dini si e keni autorizuar sado ti mbështesim nuk mund ti kthejmë në thertore standardi dhe do të mbyllen me urgjencë”, deklaroi Peleshi. Kreu i Bujqësisë vuri në dukje se vitin që vjen, therrtoret do të përfshihen në skemat e mbështetjes financiare me fondet e BERZH, IPARD, e KfW, për të rritur investimet në fushën e standarteve dhe teknologjisë së prodhimit ushqimor të sigurt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.