☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,678 ▼0.38%
DOW 53,048 ▼0.78%
NASDAQ 26,148 ▼0.7%
NAFTA 86.60 ▲2.62%
ARI 4,538 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,756 ▲ +9.71% ETH $2,280 ▲ +17.7% XRP $1.2360 ▲ +21.42% SOL $86.4800 ▲ +10.03%
S&P 500 7,678 ▼0.38 % DOW 53,048 ▼0.78 % NASDAQ 26,148 ▼0.7 % NAFTA 86.60 ▲2.62 % ARI 4,538 ▼0.16 % S&P 500 7,678 ▼0.38 % DOW 53,048 ▼0.78 % NASDAQ 26,148 ▼0.7 % NAFTA 86.60 ▲2.62 % ARI 4,538 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Sveçla reagon pas vdekjes së policit Rexhep Gashi: Të parandalojmë tragjedi të tilla

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit, kolegët e tij dhe të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë”, ka shkruar Sveçla.

Ai tha se në këto momente të vështira institucionet qëndrojnë pranë familjes së policit për të ndarë dhimbjen e humbjes.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Gashi, kolegët e të ndjerit dhe të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Në këto momente të rënda qëndrojmë pranë familjes për të ndarë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe”, u shpreh ai.

Sveçla u bëri thirrje edhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për të parandaluar raste tragjike.

“U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për kujdes dhe përgjegjësi maksimale, që të parandalohen tragjedi të tilla. Qoftë i përjetshëm kujtimi për zyrtarin policor Rexhep Gashi, i cili deri në çastet e fundit të jetës së tij i shërbeu me përkushtim Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Sveçla.

Rexhep Gashi humbi jetën pasi, sipas informacioneve të para, u godit nga një veturë në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar në Vërmicë, derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Rrethanat e plota të rastit janë duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.