Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $61,232 ▲ +0.7% ETH $1,584 ▲ +0.76% XRP $1.1077 ▲ +1.02% SOL $63.1600 ▼ -0.55%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Politika

Sybiha falënderon Shqipërinë: Vlerësojmë qëndrimin parimor dhe të fortë për Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka publikuar reagimin e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, duke theksuar solidaritetin e fortë mes dy vendeve.

Në një postim zyrtar në rrjetin social ‘X’ Sybiha transmetoi mesazhin e ministrit Hoxha, duke theksuar ndërkohë se “ne e vlerësojmë qëndrimin parimor dhe të fortë të Shqipërisë. Kërcënimet ndaj diplomatëve dhe civilëve vetëm sa e ekspozojnë më tej shpërfilljen e Rusisë për përpjekjet e paqes. Ukraina vlerëson solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë. Së bashku, ne qëndrojmë për paqen, sigurinë dhe drejtësinë.”

We appreciate Albania’s principled and strong stance. Threats against diplomats and civilians only further expose Russia’s disregard for peace efforts. Ukraine values Albania’s steadfast solidarity and support. Together, we stand for peace, security, and justice. 🇺🇦🇦🇱 https://t.co/rHWOaLeBiq

Ndërkaq, më herët, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas njoftimit të autoriteteve ruse, të cilat u kanë bërë thirrje diplomatëve dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të paralajmëruara.

Hoxha e cilësoi këtë veprim të papranueshëm dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare. Sipas tij, kërcënimi ndaj ambasadave nuk mund të konsiderohet diplomaci, por një formë intimidimi që përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

“Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm. Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, thekson Hoxha.

Ky shkëmbim mesazhesh vjen në një periudhë tensioni të shtuar në konfliktin ruso-ukrainas, ku Shqipëria ka mbajtur një linjë konsistente në mbështetje të sovranitetit ukrainas dhe dënimit të agresionit rus.

Shqipëria ka qenë një nga mbështetësit më aktivë të Ukrainës në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në, NATO-n dhe Bashkimin Evropian, duke votuar vazhdimisht në favor të rezolutave që dënojnë Rusinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.