Rajoni

SYRIZA kryeson sondazhet tri ditë para zgjedhjeve

SYRIZA, partia e së majtës e drejtuar nga ish-kryeministri Aleksis Cipras është në avantazh të lehtë ndaj konservatorëve të ”Demokracisë së re” (ND), vetëm tri ditë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, sipas një sondazhi të kompanisë ”Kapa Research”.

Sipas saj, SYRIZA do të marrë në zgjedhje 29 për qind të votave dhe ND-ja 28,4 për qind të tyre.

Sipas kompanisë ”Kapa Research”, në vend të tretë ndodhen ekstremistët e djathtë të ”Agimit të artë”, me (6,7 për qind), pastaj PASOK-u (5,9 për qind), komunistët e KKE-së (5,5), ”Lumi” (5), Uniteti Popullor (ish-deputetë të SYRIZA-s (3,5), Bashkimi i qendrës (3,2) dhe Grekët e pavarur me tre për qind.

Sonte, partia ”Demokracia e re” do të bëjë përpjekjen e fundit për të bindur të pavendosurit, që për analistët do të përbëjnë çelsin e fitores.

Lideri i ND-së, Vangjelis Mimaraqis do të zhvillojë sonte mitingun në sheshin ”Omonia” në Athinë.

Nesër, Aleksis Cipras do të jetë në sheshin ”Sintagma”.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button