Protesta e studentëve, deputetët e PD në Komisionet Parlamentare: Zgjidhja e krizës është largimi i Ramës
Deputetët e Partisë Demokratike në të gjitha Komisionet Parlamentare që kanë zhvilluar këtë të hënë kanë mbajtur një qëndrim, në mbështetje të protestës së studentëve. Deputetët demokratë gjatë mbledhjeve kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve teksa e kanë cilësuar si dhunë të regjistruar me urdhër politik.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se sipas tyre zgjidhja e krizës së rëndë politike, ekonomike dhe sociale në të cilën është zhytur vendi, është largimi i kryeministrit Edi Rama. Ata gjithashtu theksojnë se duhet të krijohet një qeveri kujdestare, që do të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.