🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,537 ▲0.72%
DOW 53,056 ▲0.29%
NASDAQ 26,121 ▲1.12%
NAFTA 69.31 ▲1.11%
ARI 4,137 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
₿ CRYPTO
BTC $63,164 ▲ +0.21% ETH $1,771 ▼ -0.08% XRP $1.1274 ▼ -0.94% SOL $81.0700 ▲ +0.88%
S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 69.31 ▲1.11 % ARI 4,137 ▼0.72 % S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 69.31 ▲1.11 % ARI 4,137 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
07 Jul 2026
Breaking
Politika

Tabaku në Kuvend: Gjermania mbështet integrimin gradual, Shqipëria të mos humbasë momentin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë të ditur në Kuvend një letër që kancelari gjerman Friedrich Merz u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Europian lidhur me propozimin për integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor, një qasje që sipas saj është elaboruar fillimisht nga Merz.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë objektiv alternativ përveç integrimit të plotë në Bashkimin Europian, duke vlerësuar mbështetjen e Gjermanisë si një sinjal të rëndësishëm për ecurinë e procesit të zgjerimit në rajon.

“Mbështetja e Gjermanisë për këtë rrugëtim konfirmon edhe një herë perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh ajo, duke shtuar se qeveria shqiptare duhet të jetë në kohë për të reflektuar dhe për të shfrytëzuar këtë moment, si një mundësi për të avancuar në procesin e integrimit.
Sipas Tabakut, pengesat dhe vonesat e muajve të fundit kanë ndikuar negativisht në ritmin e procesit, duke rikthyer, sipas saj, probleme që kanë shoqëruar integrimin për vite me radhë.

Ajo theksoi gjithashtu se propozimi gjerman duhet parë si një mundësi për të forcuar reformat, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke e bërë procesin e integrimit një prioritet kombëtar.

“Shpresoj që qeveria shqiptare të jetë në kohë për të reflektuar dhe për ta shfrytëzuar këtë moment të artë për të pasur vullnetin politik për të ecur përpara.
Sepse 5 muajt e fundit të pengesave, vonesave, mungesës së vullnetit politik, kanë qenë po të njëjtat arsye që e vonuan për 10 vite, që u shtynë për 5 muaj të tjerë, dhe për të cilën sot qytetarët shqiptarë e kanë kuptuar kush ka qenë pengesa. Ky propozim i Gjermanisë të shihet si mundësi e qeverisë shqiptare për të ecur para dhe për të bërë reformat për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, për ta bërë procesin një prioritet kombëtar dhe të mos të ndiqet e njëjta rrugë që është ndjekur 5 muajt e fundit”, theksoi Tabaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.