☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 90.34 ▲1.07%
ARI 4,189 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,730 ▲ +0.25% ETH $2,684 ▲ +0.11% XRP $1.4888 ▼ -0.36% SOL $118.1000 ▼ -0.47%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.34 ▲1.07 % ARI 4,189 ▲0.22 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.34 ▲1.07 % ARI 4,189 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Bota

TABUK – Sulm në avionin Flydubai, pasagjerët neutralizojnë bashkëpilotin

TEL AVIV, 30 shtator /ATSH – ANSA/ – Një incident i rëndë është regjistruar sot në bordin e fluturimit FZ1071 të kompanisë Flydubai, ku një bashkëpilot, i armatosur me thikë, dyshohet se ka sulmuar komandantin e avionit dhe është përpjekur të shkaktojë rrëzimin e tij.

Sipas rindërtimeve paraprake, situata është neutralizuar falë ndërhyrjes së disa pasagjerëve dhe pilotëve jashtë shërbimit që ndodheshin në bord.

Ata arritën ta immobilizonin dhe ta lidhnin të dyshuarin, përpara se ta dorëzonin te autoritetet saudite pas uljes së sigurt të avionit në aeroportin e Tabukut.

Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh në Izrael, ku autoritetet e kanë trajtuar ngjarjen si një kërcënim të mundshëm terrorist.

Sipas burimeve të cituara nga Channel 12, autoritetet izraelite nuk kanë aktualisht të dhëna që sulmuesi të jetë udhëzuar nga Irani apo nga ndonjë organizatë tjetër e strukturuar.

Dyshimi paraprak është se ai mund të ketë vepruar i vetëm.

Sipas informacioneve të publikuara, i dyshuari është shtetas omanitas dhe dyshohet se kishte edhe një shtetësi tjetër, çka do t’i mundësonte të ishte pjesë e ekuipazhit në një linjë ajrore për të cilën Izraeli vendos kufizime lidhur me kombësinë e anëtarëve të ekuipazhit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e cilësoi ngjarjen si një tentativë për sulm xhihadist dhe tha se tragjedia ishte shmangur falë ndërhyrjes së pasagjerëve dhe një piloti rezervë.

Sipas tij, nga informacionet paraprake, qëllimi i të dyshuarit ishte të shkaktonte rrëzimin e avionit me të gjithë pasagjerët në bord.

Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, shprehu vlerësimin e tij për personat që ndërhynë në avion dhe deklaroi se kishte dhënë udhëzime për strukturat e sigurisë që të përgatiteshin për çdo kërcënim të mundshëm të mëtejshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.