🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 90.34 ▼0.09%
ARI 4,189 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,627 ▲ +0.1% ETH $2,680 ▼ -0.09% XRP $1.4857 ▼ -0.68% SOL $117.7200 ▼ -1.29%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.34 ▼0.09 % ARI 4,189 ▲0.06 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.34 ▼0.09 % ARI 4,189 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
01 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Rutte: Evropa nuk ka kapacitetin e SHBA-së për të goditur objektivat bërthamore të Iranit

– Evropa aktualisht nuk ka kapacitetin ushtarak për të kryer operacione të ngjashme me ato të SHBA-së kundër kapaciteteve bërthamore të Iranit, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sipas “Euronews”.

Gjatë një aktiviteti të “Euronews” për Mbrojtjen dhe Hapësirën në Bruksel, Rutte foli për sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe tha se Evropa nuk kishte kapacitetet e nevojshme për ta bërë këtë vetë.

“Pse po e bëjnë amerikanët këtë, duke goditur kapacitetin bërthamor iranian? Sepse ne nuk mundemi”, tha ai.

Ai theksoi se Evropa duhet të rrisë aftësitë e saj mbrojtëse, në mënyrë që në të ardhmen të jetë në gjendje të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit.

Rutte tha se SHBA-ja duhet të vazhdojë të jetë e përfshirë në mbrojtjen e Evropës, si në aspektin bërthamor, ashtu edhe në atë konvencional, ndërsa vendet evropiane duhet të marrin një rol më të madh.

Deklarata e Rutte vjen në një kohë kur NATO po përballet edhe me kërcënime të reja bërthamore nga Rusia lidhur me Kaliningradin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.