Kronika

Tahiri apel qytetarëve: Mbjellja e kanabisit nuk lufton varfërinë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i bëri apel qytetarëve shqiptarë që të mos mbjellin kanabis, pasi kjo nuk është mënyra e duhur për të luftuar varfërinë. Në një deklaratë për aksionet e fundit anti-kanabis, Tahiri tha se policia ka shkatërruar 99% të hapësirës së identifikuar ndërsa beteja po vazhdon.
“Unë i kuptoj qytetarët e zonave më të thella të Shqipërisë, që ngasja për të luftuar varfërinë, i con te prova për të shkelur ligjin duke mbjellë disa rrënjë kanabis. Nuk i quaj kolumbian e trafikant siç bën opozita, por sigurisht i them se kjo nuk është mënyra për të luftuar varfërin.  I kuptoj qytetarët në çdo fshat e qytet, që ngasja për të luftuar papunësinë, i çon te puna e paligjshme në këtë biznes të paligjshëm. As këta nuk i quaj kolumbin, as i quaj trafikantë, siç bën opozita. Por sigurisht i them se kjo nuk është mënyra për të luftuar papunësinë”, deklaroi Tahiri.
Ministri i Brendshëm pranoi se Shqipëria ka një problem me kanabisin, por që qeveria po bën përpjekje që ta zgjidh njëherë e përgjithmonë.
“Po, e pranoj i pari, e kemi një problem me kultivimin e kanabisit në vend. Ndonëse shumë më të vogël se kur qeveriste qeveria e kaluar, siç konfirmuan partnerët ndërkombëtarë, por është përsëri një problem që duhet zgjidhur. E duhet ta zgjidhim bashkë me çdo qytetar. E në qoftë se në të kaluarën kishim një problem më të madh për të cilin askush nuk lëvizte as gishtin për ta zgjidhur, sot kemi një problem, ndonëse më të vogël, të cilin ne po e përballim, me transparencë, për ta zgjidhur në mënyrë definitive, së bashku me luftën kundër varfërisë, kundër papunësisë, kundër pabarazisë dhe padrejtësisë që Shqipërisë ia ulën kokën në 20 vitet e kaluara”, vijoi ai.

Related Articles

Nje koment

  1. X here te pare qe te besoj 50% o …. Me te vertete hashashi nuk lufton varferine se te varferit nuk e mbjellin ,ai pasuron te pasurit dhe ministrat edhe ato ish qe lehin dhe nuk han asnjeri.po te keshe vetem nje pik gjak te paster shqiptari mos fol x ngritje te nivelit te jeteses dhe rendit ne shqiperi.do te vjeri shpejt dhe ajo dite ku ne shqiperi te mbeteni vetem ju politikanet dhe q… Me njeri tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button