Kronika

Tahiri bën një krahasim me Eskobarin dhe deklaron se Balili do arrestohet

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri tha se Klement Balili do të arrestohet, pavarësisht se kujt force politike i përket.

Duke iu referuar akuzave të Blushit, Tahiri tha se Balili do arrestohet.

Ndërsa ka sjellë edhe si shembull betejën e gjatë të SHBA-vë kundër lordit të drogës Pablo Eskobar.

Për Balilin tha se nuk e arrestojmë se është i LSI… Këtu dallon Blushi nga Saliu, Saliu thotë është i joni në fakt ndaj se arrestojmë, kurse Blushi e minimizon, e mbajmë po ne, por për shkak se është i LSI. Kjo është abuzive dhe ky parlament e ka bërë rrugë t’i sjellë kriminelët në foltoren e parlamentit e ka bërë rrugë të bëjë politikë me këdo lloj krimineli.

Balili s’ka rëndësi fare i kujt partie është, mund të ishte edhe i PS madje, ka rëndësi që është hetuar, është përgjegjës para ligjit dhe do arrestohet një ditë e më parë.

Kjo është si e bëjmë ne punën dhe si e konceptojmë detyrën tonë në raport me atë që shkel ligjin. Ky është dallimi ynë me të kaluarën, nëse ju i mbronit për shkak të partisë, politikës, votave ne s’mbrojmë askënd se për ne janë te barabarte para ligjit. Policia shqiptare e ka hetuar këtë zotërinë për muaj me radhë bashke me DEA-n amerikane.

Po të donim ta mbronim a nuk ju shkon në mendje që mund edhe ta njoftonim, ta kishim kursyer, mos ta kishim hetuar, se kjo është mënyra se si i trajtonit ju kriminelët partiak në të kaluarën dhe kujtoni se e bëjmë edhe ne.

Sa dekada ju duhet agjencive të zbatimit të ligjit për të arrestuar ata që janë në kërkim? Ca domethënë kjo? Sa vite ju është dashur agjencive të SHBA për të arrestuar Eskobarin e vërtetë? Ca domethënë kjo, që e mbronte presidenti amerikan? Politika e SHBA?

Sa vite u është dashur Antimafias në Itali të arrestonin kokat e familjeve mafioze?

Ca domethënë kjo, që i mbronte politika? Sipas asaj që dëgjova nga Beni këtu, kështu është, për ne jo, s’do rreshtim 24 orë, për të bërë atë për të cilën na kanë besuar qytetarët se kjo është detyra jonë”, tha Tahiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button