Politika

Tahiri me Avramopoulos: Shqipëria gati të ndihmojë refugjatët

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në konferencën e përbashkët me Komisionerin e BE për migrimin, Avramopoulos në përfundim të takimit kokë më kokë, u shpreh se gjatë taklimit shkëmbyen ide dhe iniciativa sa i takon bashkëpunimit me institucione të veçanta si Europol, “për ta bërë rajonin më të sigurtë dhe për të pasur një ndihmë për kapacitetet dhe burimet njerëzore në polici’ – tha ai.

Gjithashtu, ministri Tahiri theksoi se në fokusine takimit ishin nismat për hetimet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit si një priporitet i Shqipërisë. Po ashtu, Tahiri pohoi se Shqipëria është gati të presë refugjatët që vijnë nga Siria dghe vendet e tjera të konfliktit.

“Diskutuam për emigrantët e cila është një shqetësim dhe një emergjencë humanitare që i bën thirrje vlerave tonë dhe solidaritetit mes popujve në raste të tilla. Shqipëria është e gatshme të bëjë detyrat dhe të mbaje përgjegjësitë e veta, si një përpjekej në kuadër të një plani europian. Jemi të gatshëm të kontribuojmë, të gjithë bashkë nën flamurin europian, ne mund tia dalim të përballemi me një emergjence të tillë”- deklaroi Tahiri, duke shtuar se kjo është një çështje europaine që Shqipëria nuk është vetëm dhe nuk do jetë vetëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button