Tajfuni godet Japoninë, 2 të vdekur! Qindra fluturimet të anuluara, 1.6 milionë banorë nën evakuim
Tajfuni Dujuan çoi në anulimin e 275 fluturimeve në Japoni të hënën dhe lëshimin e urdhrave të evakuimit për 1.6 milion banorë, pasi meteorologët paralajmëruan për rrezikun e reshjeve rekord ndërsa fenomeni ekstrem i afrohej Tokios.
Dy persona humbën jetën kur shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje toke në prefekturat Chiba dhe Kanagawa, pranë Tokios, thanë autoritetet, sipas mediave japoneze.
Këtë mëngjes, stuhia u largua nga bregu, duke lëvizur në një drejtim verilindor, drejt arkipelagut, me erëra që po dobësohen pak, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA).
Tajfuni ishte rreth 130 kilometra në jug të Katsurës, pranë Tokios, me erëra deri në 144 kilometra në orë. Më shumë se 9,000 familje mbetën pa energji elektrike në prefekturat Chiba, Saitama dhe Shizuoka, si dhe në zona të tjera pranë zonës metropolitane të kryeqytetit japonez.
Paralajmërime për rrëshqitje dheu u lëshuan për Tokion dhe prefekturat Chiba, Kanagawa dhe Shizuoka.
Ekziston rreziku që “reshjet e shiut të vazhdojnë” ndërsa tajfuni lëviz drejt veriut, u tha gazetarëve Takuya Hosomi i JMA-së.
Më shumë se 1.6 milionë banorë të kryeqytetit dhe zonave përreth u nxitën të evakuonin shtëpitë e tyre në zonat e cenueshme. Megjithatë, këto udhëzime nuk janë të detyrueshme në të gjithë vendin.
Autoritetet raportuan gjithashtu një lëndim të lehtë dhe nëntë shtëpi të dëmtuara nga uragani.
“Shumë zona të qytetit janë përmbytur. Udhëtimi me makinë është i rrezikshëm”, paralajmëroi Takashi Matsuo, kryebashkiaku i qytetit.
Japan Airlines anuloi 135 fluturime dhe All Nippon Airways anuloi 140 fluturime vendase. Në të njëjtën kohë, kompani të ndryshme hekurudhore pezulluan shërbimet në disa shina në Tokio dhe zonat përreth.
JMA kishte paralajmëruar të dielën se shiu dhe erërat do të intensifikoheshin përpara se tajfuni të arrinte në tokë.
“Reshjet totale të shiut deri të martën mund të tejkalojnë mesataren për të gjithë muajin shtator dhe të vendosin një rekord të ri”, tha ajo.
Ngjarje të ndryshme u anuluan, përfshirë ditën e fundit të Tokyo Game Show, një nga shfaqjet më të mëdha të videolojërave në nivel ndërkombëtar, në Chiba, pranë kryeqytetit, si dhe një festival muzike në natyrë dhe një ndeshje bejsbolli.
Përmbytje ndodhën edhe në disa pjesë të qytetit Ichikawa, në lindje të kryeqytetit japonez.
Typhoon Dujuan has battered Japan with powerful winds and heavy rain, prompting evacuation orders for nearly two million people.Thousands have lost power, while flights, trains and major events have been cancelled.Authorities are warning of continued risks from flooding and… pic.twitter.com/fF2w2VY8xW



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.