☁️
Tiranë 12°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.43 ▼1.31%
ARI 4,047 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,944 ▼ -1.25% ETH $2,312 ▼ -1.86% XRP $1.2933 ▼ -2.52% SOL $99.9500 ▼ -2.08%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,047 ▼0.12 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,047 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Takimet 30 shtator-2 tetor/ Ursula von der Leyen viziton Tiranën, diskutohet integrimi në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor në datat 30 shtator – 2 tetor, ku do të diskutojë partneritetin në rrugën e anëtarësimit të këtyre shteteve në BE dhe integrimin gradual të tyre.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Arianna Podesta, në njoftimin e saj në Bruksel.

Gjatë vizitës së saj të gjashtë ditore, von der Leyen do të vizitojë Tiranën, Prishtinën, Podgoricën dhe Shkupin, ku do të takohet me krerët e shteteve dhe qeverive dhe do të vizitojë projekte të financuara nga Bashkimi Evropian.

“Bashkimi ynë nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor,” ka thënë von der Leyen në samitin BE-Ballkani Perëndimor në qershor, kujtoi Podesta.

Sipas Podestës, gjatë udhëtimit, presidentja e Komisionit Evropian do të përqendrohet në hapat e mëtejshëm të partnerëve në rrugën drejt BE-së dhe në progresin brenda integrimit gradual të mbështetur nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Von der Leyen do të vizitojë Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë në një periudhë të mëvonshme, për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe të përgjithshme që priten të mbahen në këto vende.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.